Paratë e Moskës dhe në Itali/ La Republica po kërkon emrat e politikanëve që janë financuar nga Rusia
Nga Amerika megjithatë, mbërrijnë përgjigje të vagëta, çka nënkupton se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk duan ndërhyrje. Gjuetia e emrave mund të trazojë ekuilibra e të shkatërrojë karriera politike, por fakti që një skandal i këtyre përmasave shpërthen tani, 11 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme, e bën këtë çështje shpërthyese për vendin, vazhdon La Repubblica.
Liderja e Fratelli d’Italia Giorgia Meloni deklaroi se burimet tona financiare janë të gjitha të verifikueshme. Jam e bindur se Fratelli d’Italia nuk merr para nga të huajt, thotë udhëheqësja e partisë postfashiste, që po ngjite me shpejtësi në sondazhet parazgjedhore.
Mediat italiane nuk bëjnë hapur emra, por thonë se dyshime për partina Forza Italia të Silvio Berluskonit, i cili nuk ka qenë dhe aq filo-rus në dy mandatet e para si kryeministër, por në të tretin ndryshoi, ndërsa përmendin po kështu edhe Legën e Mateo Salvinit.