☁️
Tiranë 20°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 95.34 ▼1.94%
ARI 4,418 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $81,118 ▲ +6% ETH $2,634 ▲ +7.52% XRP $1.4035 ▲ +8.25% SOL $113.5400 ▲ +12.29%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.34 ▼1.94 % ARI 4,418 ▲0.41 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.34 ▼1.94 % ARI 4,418 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Bota

PARIS – Macron: Rusia ka shtuar sulmet hibride ndaj Evropës

– Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se kërcënimi hibrid rus ndaj Evropës dhe Francës është intensifikuar gjatë javëve të fundit, duke paralajmëruar se vendet evropiane duhet të rrisin vigjilencën përballë sulmeve kibernetike dhe me dronë, sipas AP.

“Gjatë javëve të fundit, kërcënimi, veçanërisht kërcënimi hibrid rus ndaj evropianëve dhe Francës, është intensifikuar”, tha Macron gjatë një konference për shtyp në Pallatin Élysée, pas një takimi me drejtuesit e partive politike franceze.

Sipas presidentit francez, Rusia ka shtuar numrin e sulmeve të saj, ndërsa natyra e kërcënimeve ruse ndaj Evropës po ndryshon.

Macron përmendi, ndër të tjera, sulme me dronë, sulme kibernetike dhe incidente, që kanë prekur ose synuar infrastrukturën evropiane.

Në këtë kuadër, Macron ka kërkuar nga qeveria franceze, hartimin e një plani për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe objekteve më të ndjeshme të industrisë franceze të mbrojtjes nga sulmet me dronë dhe ato kibernetike.

Macron tha se Moska synon, sipas tij, të frikësojë vendet evropiane dhe të dobësojë vendosmërinë e tyre për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Ne nuk jemi të frikësuar, sepse e dimë se siguria jonë sot dhe nesër është në lojë në Ukrainë”, tha presidenti francez.

Macron iu referua gjithashtu incidentit me dron në aeroportin e Leipzigut në Gjermani, të cilin autoritetet gjermane e kanë lidhur me Moskën, si shembull të ndryshimit të mënyrës së veprimit të Rusisë.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat evropiane për sulme hibride, duke i cilësuar ato si të pabazuara.

Presidenti francez njoftoi gjithashtu se në javët e ardhshme, do të zhvillohet një takim i vendeve të G7-s për të forcuar bashkëpunimin përballë krizës energjetike dhe për të garantuar furnizimet, në një kohë kur çmimet e karburanteve në Francë janë rritur. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.