🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

PARIS – Marina franceze sekuestron 2,4 tonë kanabis pranë Ngushticës së Gjibraltarit

PARIS, 22 korrik /ATSH-AFP/ – Marina franceze ka sekuestruar 2,4 tonë rrëshirë kanabisi gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës në zonën e Ngushticës së Gjibraltarit, pas të shtënave paralajmëruese ndaj një mjeti të dyshuar.

Sipas autoriteteve franceze, më 8 korrik anija amfibe “Dixmude”, e cila ndodhej në oqeanin Atlantik pranë Ngushticës së Gjibraltarit, konstatoi një mjet lundrues të dyshuar tip “go fast”, që përdoret shpesh nga trafikantët për transport të shpejtë të drogës.

Nga anija u ngrit menjëherë një helikopter ushtarak “Caïman”, i cili urdhëroi ekuipazhin e mjetit të ndalonte për kontroll.

Pasi drejtuesit e tij refuzuan t’u bindeshin urdhrave, helikopteri kreu të shtëna paralajmëruese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Edhe pse mjeti arriti të largohej, gjatë arratisjes ekuipazhi hodhi në det të gjithë ngarkesën, të përbërë nga “58 pako me rrëshirë kanabisi”, me një peshë totale prej 2,4 tonësh.

Marina franceze i rikuperoi pakot nga deti për të parandaluar rikthimin e trafikantëve dhe rimarrjen e drogës.

Sipas autoriteteve, lënda narkotike u asgjësua më pas në bordin e anijes./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.