⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,705 ▲0.01%
DOW 51,447 ▲0.19%
NASDAQ 26,956 ▲0.06%
NAFTA 93.58 ▼1.09%
ARI 4,304 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,630 ▼ -0.67% ETH $2,689 ▲ +0.81% XRP $1.5766 ▲ +5.03% SOL $119.6000 ▲ +3.98%
S&P 500 7,705 ▲0.01 % DOW 51,447 ▲0.19 % NASDAQ 26,956 ▲0.06 % NAFTA 93.58 ▼1.09 % ARI 4,304 ▲0.13 % S&P 500 7,705 ▲0.01 % DOW 51,447 ▲0.19 % NASDAQ 26,956 ▲0.06 % NAFTA 93.58 ▼1.09 % ARI 4,304 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

PARIS – Papa Leone XIV kritikon ligjin francez për ndihmën mjekësore për t’i dhënë fund jetës

PARIS, 25 shtator /ATSH-DPA/- Papa Leone XIV kritikoi gjatë vizitës së tij në Paris, një ligj të ri në Francë që lejon, në raste të caktuara, ndihmën për personat me sëmundje shumë të rënda që duan t’i japin fund jetës.

Gjatë një fjalimi në Pallatin Elysee, ku ndodhej edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, papa Leone bëri thirrje për një “vëllazëri të re” dhe tha se kjo do të thotë të pranohet jeta në çdo fazë të saj dhe të respektohet çdo njeri.

Ai theksoi se mbrojtja e së drejtës për jetën është baza e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut.

Çfarë parashikon ligji francez?

Franca ka miratuar një ligj, që lejon ndihmën për t’i dhënë fund jetës për persona që janë në gjendje shumë të rëndë, kanë vuajtje të mëdha dhe plotësojnë kushte të përcaktuara nga ligji.

Kjo është e ndryshme nga aborti, i cili lidhet me ndërprerjen e shtatzënisë.

Kisha Katolike kundërshton si abortin, ashtu edhe vdekjen e asistuar, sepse mbron parimin se jeta e njeriut duhet të ruhet.

Papa paralajmëron edhe për rreziqet e shkencës dhe teknologjisë

Papa Leone paralajmëroi gjithashtu se shkenca dhe teknologjia, nuk duhet të përdoren vetëm për përfitime ekonomike.

Ai përmendi si shqetësime ndryshimin gjenetik të njerëzve, shtatzëninë me ndihmën e një gruaje tjetër dhe tregtinë e organeve, si edhe mundësinë që teknologjia të përdoret për të planifikuar fundin e jetës.

Çfarë do të bëjë më tej Papa në Francë?

Pas takimit me Macron, Papa Leo do të vizitojë UNESCO-n në Paris.

Në mbrëmje do të drejtojë një meshë në Stade de France, ku priten rreth 80 mijë njerëz.

Të shtunën, disa qindra mijëra persona priten në një tjetër meshë në Place de la Concorde.

Më pas Papa do të vizitojë Lurdin, një nga vendet më të njohura të pelegrinazhit katolik, dhe Metz-in, pranë kufirit me Gjermaninë, ku pritet të flasë për paqen në Evropë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.