Kronika

Parku i lojërave, Presidenti Nishani: Hetim ndërkombëtar

Ndërtimi i këndit të lojërave te parku i Liqenit artificial, i cili pritet të përurohet në datën 1 Qershor, do të hetohet nga ndërkombëtarët. Kjo të paktën sipas Presidentit Bujar Nishani, pas deklaratës së dhënë gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të shoqërisë civile.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës thuhet se, gjatë takimit, Presidenti Nishani ka kërkuar në mënyrë institucionale një hetim të pavarur e të paanshëm ndërkombëtar të ndërtimit në parkun e Liqenit artificial të Tiranës, në respekt dhe zbatim të Konventës së Aarhusit, konventë të cilën Shqipëria e ka nënshkruar më 27 qershor 2001 dhe që parashikon të drejtën e qytetarëve të bëhen pjesë e vendimeve që kanë të bëjnë me mjedisin.
Presidenti i Republikës i është drejtuar për këtë edhe Komisionit Ekonomik për Europën, pranë Kombeve të Bashkuara, i cili është dhe përgjegjësi për zbatimin e kësaj konvente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button