Rajoni
Parlamenti gjerman voton pro nisjes së negociatave me Greqinë
Bundestagu, parlamenti gjerman ka votuar në favor të marrëveshjes me Greqinë. Sipas rezultatit të votimit, 439 deputetë kanë qënë pro, 119 kundër dhe 40 kanë abstenuar.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi më herët deputetëve të votojnë çeljen e negociatave për planin e tretë për Greqinë, ose do të përballen me kaos, duke thënë se lënia përkohësisht e zonës euro nga Athina nuk do të funksiononte.
Merkel iu drejtua Parlamentit, në një kohë që shumë zëra dhe brenda vetë koalicionit kanë qenë kundër. Tashmë do të nisin bisedimet për programin e ri të ndihmës, edhe pse ministri gjerman i Financave, Schaeuble është skepktik nëse kjo do të ketë sukses.