Rajoni
Parlamenti voton një variant të ligjit të diskutueshëm për policinë
Deputetët turq votuan sot një variant të shkurtuar të projektligjit tepër të diskutuar për sigurinë e brendshme, përfshirë masat kryesore në drejtim të forcimit të pushtetit të policisë, që u gjykuan si heqje e lirisë nga opozita.
Për gati më shumë se një muaj debate shumë të nxehta, të ndërprera nga përleshje të dhunshme, parlamenti, ku Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), në pushtet që prej vitit 2002, me një shumicë absolute, ka miratuar përfundimisht 69 nene nga 132 të tekstit origjinal.
”Nga 231 deputetë në seancë, 199 votuan pro dhe 32 kundër”, njoftoi agjencia e lajmeve, Dogan.