Rajoni
Parlamenti voton qeverinë e re të Oreshkoviçit pa asnjë përvojë politike
Parlamenti kroat votoi dje në mbrëmje vonë qeverinë e re të qendrës së djathtë, të drejtuar nga kryeministri i ri, Tihomir Oreshkoviç, menaxher me origjinë kanadeze, por pa asnjë përvojë politike.
Parlamenti kroat votoi me 83 vota pro, 61 kundër dhe pesë abstenime qeverinë e re të Oreshkoviçit.
Ekzekutivi i ri kroat është i formuar nga Unioni konservator Demokratik Kroat (HDZ) dhe partia e re reformiste e qendrës ”Most” (”Ura”).
Qeveria e re ka ministër të Jashtëm, Miro Kovaç, ministër të Financave, Zdravko Mariç dhe ministër të Mbrojtjes, Josip Buljeviç.