Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.99 ▲2.38%
ARI 4,493 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,329 ▼ -3.09% ETH $1,887 ▼ -4.63% XRP $1.2437 ▼ -1.47% SOL $75.6100 ▼ -4.29%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.99 ▲2.38 % ARI 4,493 ▼0.61 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.99 ▲2.38 % ARI 4,493 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Opinion

Partitë janë grupime, jo individë

Nga ARTUR AJAZI

Napoleon Bonaparte ka thënë se “partitë janë grupime dhe jo individë, ato ndjekin interesat e tyre dhe të vërtetën, pasi të dyja janë mjete pushteti”. Partitë politike edhe në Shqipëri, kanë funksionuar qëmoti, si grupime, me interesa, ide, dhe programe të përbashkëta. Pas vitit 1992, në Shqipëri nisën të kirijohen parti të shumta. Asokohe kishte një thënie që përdorej edhe në takime intelektualësh, “jemi që jemi, mblidhemi dhe formojmë një parti”.

Tranzicioni i gjatë, i vështirë dhe aspak i ngjashëm me vendet e tjera postkomuniste, i bëri partitë tona të jenë më tepër qesharake, se dinjitoze. Mbijetuan dhe kanë shansin të mbijetojnë për arsye të ndryshme dhe logjike, vetëm 2 prej tyre, Partia Socialiste, dhe Partia Demokratike. Kjo për faktin sepse janë të vetmet formacione politike, që provuan pushtetin, në tranzicionin e gjatë të Shqipërisë. Duam nuk duam ne, aktualisht Partia Socialiste mbetet formacioni politik më solid, në Shqipëri.

“Partia nuk mund të jetojë pa debatin e brëndshëm”- ka thënë Benjamin Franklin.

Qartësisht kjo ka ndodhur gjithmonë tek Partia Socialiste. Ka ndodhur në 1991, 1992, 1998, 2001, 2005, dhe vazhdon të ndodhë edhe sot. Edi Rama nuk është pedant, por si kryetar partie, ai kërkon të ketë funksionim normal të jetës së brëndshme në parti, të ketë debate të brëndshme, propozime dhe vendimarrje që do shërbenin interesit të partisë. Kur qeveris, pra kur je në pushtet, ky interes bëhet dyfish më i rëndësishëm, pasi ke në dorë fatin e qytetareve.

Shpërthimet e ditëve të fundit në emra të përveçëm në gjirin e Partisë socialiste, i japin të gjithë të drejtën e kryetarit Edi Ramës, që edhe si kryeminister, ti kujtojë kujdo atje se “në partinë tonë kushdo që shkel rregullat, është i lirë të zgjedhë lirinë e tij politike, por jashtë rradhëve tona”. Ne akoma jetojmë me mentalitetin e kaosit, me logjikën e “unit”, duke mos frenuar interesat dhe emocionet tona, edhe pse ato, mund të dëmtojnë partinë dhe grupimin politik ku militon.

Partia ka funksionet e një familje të madhe, e cila ecën, jeton dhe zhvillohet mbi bazën e ca rregullave dhe normave strikte. Nuk mund të dalësh nga korniza politike, dhe të thuash se “kam dëshirë të bëj këtë, të them atë, dhe të ndryshoj këtë, edhe pse nuk janë dakort 99 per qind e partisë”. Eshtë kuptuar keq, mënyra se si lind dhe zhvillohet jeta politike brënda një partie. Ajo ç’ka po ndodh në Partinë Demokratike, dhe ajo që po ndodh edhe brenda Partisë Socialiste, nuk ngjasojnë fare me njëra-tjetrën.

Në PD, ka revoltë, ka pakënaqësi, ka shtypje, ka denigrim, pa përçarje, ka largime masive, ka humbje të mbështetjes popullore, ka diktaturë.

Gjëra të tilla, nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë gjasa të ndodhin kurrë në Partinë Socialiste, pasi ajo është forca politike që falë unitetit, lirisë, rritjes dhe demokratizimit të brëndshëm, pa harruar dhe rolin e Edi Ramës, ka shansin të qeverisë edhe pas 2030 Shqiperinë. Partia funksionon si, makinë organizimi, ide dhe pushtet.

Në demokraci ka konkurrencë dhe kontroll, dhe nuk dominon interesi personal, por ai i grupimit politik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.