Partizani-Tirana, policia masa: Tifozët lejohen vetëm me dokument identifikimi
Duket se incidentet e shumta të ndodhura kohët e fundit në ndeshjet e superligës, ka bërë që policia e shtetit të forcojë masat e sigurisë. Për këtë arsye me rastin e ndeshjes së futbollit të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Tiranës, policia ka ndërmarrë një plan masash.
Ndërkohë njoftohen të gjithë tifozët se nuk do të lejohet të hyjnë në stadium pa një kartë identiteti ose pasaportë.
“Për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Tiranës, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash. Nga ora 13:00 e ditës së sotme deri në orën 20:00, do të bllokohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe në zonën përreth stadiumit “Qemal Stafa”. Policia e Tiranës i rikujton gjithë tifozëve që do të ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit, se do të lejohen të hyjnë vetëm ata që kanë me vete dokumentin e identifikimit (karta ID ose pasaporta)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sot në orën 18:00, në Stadiumin “Qemal Stafa”, pritet të luhet derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 15-të të superligës.