☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,702 ▲1.76%
DOW 53,315 ▲2.95%
NASDAQ 25,840 ▲1.84%
NAFTA 88.53 ▼7.87%
ARI 4,075 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,352 ▲ +3.37% ETH $2,422 ▲ +5.41% XRP $1.3080 ▲ +1.89% SOL $95.3500 ▲ +1.84%
S&P 500 7,702 ▲1.76 % DOW 53,315 ▲2.95 % NASDAQ 25,840 ▲1.84 % NAFTA 88.53 ▼7.87 % ARI 4,075 ▲3.42 % S&P 500 7,702 ▲1.76 % DOW 53,315 ▲2.95 % NASDAQ 25,840 ▲1.84 % NAFTA 88.53 ▼7.87 % ARI 4,075 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Ervis Gjoshi komandohet drejtor i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka prezantuar këtë të hënë drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Ervis Gjoshi.

Gjoshi merr drejtimin e institucionit pas dorëheqjes së Arben Carës. Ai ka një karrierë 18-vjeçare në Policinë e Shtetit, ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë, si dhe atë të shefit të Komisariatit në Dibër.

Gjatë prezantimit, ministri Lamallari vlerësoi eksperiencën e Gjoshi dhe theksoi rëndësinë e forcimit të strukturave të MZSH-së.

“Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme”, u shpreh Lamallari.

Sipas ministrit, ndër prioritetet e drejtimit të ri do të jetë rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH-në, si dhe hartimi i një programi kombëtar për parandalimin e zjarreve.

Lamallari theksoi gjithashtu se qytetarët duhet të kenë një shërbim profesional, të organizuar dhe të gatshëm për t’u përballur me emergjencat në çdo kohë.

“Parandalimi është qëllimi madhor i qeverisë shqiptare dhe ajo çfarë presin më shumë qytetarët shqiptarë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme.

Me marrjen e detyrës, Ervis Gjoshi do të drejtojë strukturën e MZSH-së në një periudhë ku parandalimi dhe menaxhimi i emergjencave mbeten ndër sfidat kryesore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.