🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.43 ▲0.35%
ARI 3,958 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,334 ▲ +0.63% ETH $2,279 ▲ +1.07% XRP $1.2694 ▲ +1.33% SOL $92.1300 ▼ -0.05%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.43 ▲0.35 % ARI 3,958 ▲0.44 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.43 ▲0.35 % ARI 3,958 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Pas dyshimeve për korrupsion, distancohet Shoqata e Stomatologëve “Apolonia”: Dëmtohet etika profesionale

Shoqata e Stomatologëve Shqiptarë të Maqedonisë “Apolonia” ka reaguar publikisht lidhur me rastet e fundit të publikuara në media, në të cilat përfshihen kryetari aktual dhe ish-kryetari i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare.

Përmes një deklarate, Kryesia e “Apolonias” shprehet se distancohet plotësisht dhe pa kushte nga këto raste, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë vlerat dhe standardet etike të profesionit të stomatologut.

Shoqata i referohet rastit për të cilin Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë njoftuar se janë ngritur kallëzime penale ndaj tre personave. Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se kryetari aktual i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare ka ndërhyrë te kryetari i Komisionit për Provime Profesionale pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në këmbim të një shpërblimi financiar, për t’i mundësuar një studenteje kalimin e paligjshëm të provimit profesional.

Nga “Apolonia” theksojnë se rasti ndodhet në procedurë hetimore dhe se prezumimi i pafajësisë vlen deri në një vendim përfundimtar gjyqësor. Megjithatë, sipas tyre, natyra e dyshimeve të publikuara është e papranueshme dhe në kundërshtim me etikën profesionale.

Në deklaratë përmendet edhe rasti i ish-kryetarit të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, i cili njëherësh ushtron edhe funksionin e kryetarit të Senatit të Universitetit të Tetovës. “Apolonia” rikujton se Forumi për Ndryshime në Arsim ka kërkuar publikisht dorëheqjen ose shkarkimin e tij deri në përfundimin e procedurave institucionale dhe ligjore.

Kryesia e Shoqatës shpreh indinjatë për të dy rastet, duke theksuar se personat e përmendur kanë qenë ndër protagonistët e përçarjeve brenda komunitetit stomatologjik shqiptar gjatë viteve të fundit, si dhe i akuzon për rol në shpërbërjen e Odës Stomatologjike të Maqedonisë.

“Ne, si mjekë stomatologë me përgjegjësi ndaj pacientëve, profesionit dhe publikut, nuk mund të identifikohemi me akte të tilla, pavarësisht funksioneve që kanë mbajtur apo mbajnë personat e përfshirë. Këto raste nuk përfaqësojnë mijëra kolegë që e ushtrojnë profesionin me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim ndaj etikës mjekësore”, thuhet në deklaratë.

Në fund, Shoqata e Stomatologëve Shqiptarë të Maqedonisë “Apolonia” u bën thirrje anëtarëve të saj të bashkohen rreth vlerave profesionale dhe kërkon shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit aktual të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, si dhe rikonstituimin e organeve drejtuese në përputhje me statutin, rregulloret në fuqi dhe marrëveshjen ndërkolegiale për rotacionin e udhëheqjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.