🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.93 ▼0.82%
ARI 4,023 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,934 ▼ -0.7% ETH $2,317 ▼ -0.86% XRP $1.3038 ▲ +0.55% SOL $100.2400 ▼ -1.64%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.93 ▼0.82 % ARI 4,023 ▼0.38 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.93 ▼0.82 % ARI 4,023 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në telefon me presidentin finlandez Alexander Stubb dhe kryeministrin norvegjez Jonas Gaard Store , menjëherë pasi dy udhëheqësit skandinavë patën një telefonat me presidentin rus Vladimir Putin , njoftoi zyrtarisht Kievi.

Biseda u zhvillua në mënyrë që dy zyrtarët evropianë të informonin drejtpërdrejt palën ukrainase rreth rezultateve dhe përmbajtjes së dialogut të tyre me udhëheqësin e Kremlinit.

Ndëkohë, Zelensky u takua me Stubb dhe Stere javën e kaluar në Oslo, si pjesë e proceseve përgatitore për rifillimin e bisedimeve të paqes.

Dy udhëheqësit skandinavë e përshkruan bisedën e tyre me Putinin si “të sinqertë dhe thelbësore”, në një kontakt të rrallë diplomatik të drejtpërdrejtë midis udhëheqësve të vendeve evropiane që mbështesin Ukrainën dhe udhëheqjen ruse.

Lëvizja diplomatike vjen pas një vizite në Shën Petersburg nga i dërguari special i Donald Trump , Steve Witkoff , e cila pasoi bisedimet përgatitore në Oslo me Zelenskyn dhe udhëheqësit nordikë.

Lëvizja vjen në një kohë veçanërisht të ndjeshme për Kievin, pasi marrëdhëniet Ukrainë-SHBA janë në një pikë të ulët pas një marrëveshjeje tregtare për naftën që Trump dhe Putin arritën në fillim të këtij muaji dhe tensioneve mbi ngadalësimin e lidhjes satelitore Starlink.

Përveç kësaj, Ukraina përballet me nevoja buxhetore në rritje dhe një mungesë serioze të sistemeve të mbrojtjes ajrore, në pritje të sulmeve ruse në dimër.

Në të njëjtën kohë, ndërsa statusi territorial dhe garancitë e sigurisë për Kievin mbeten pika kyçe të ngërçit, arkitektura e re e sigurisë në Evropën e pasluftës është gjithashtu një çështje e hapur, një fushë në të cilën Finlanda dhe Norvegjia po kërkojnë një zë dhe rol aktiv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.