Pasaporta e vaksinës ndan BE-në/ Franca dhe Gjermania janë kundër, Greqi, Italia dhe Spanja janë pro
Brenda bllokut 27 anëtaresh po zhvillohen diskutime të ethshme për rregullat e përbashkëta mbi të dhënat e pacientëve dhe njohjen e çertifikatave të vaksinave. Spanja është shumë e interesuar për të pasur turistë, por ende nuk ka lëshuar një “pasaportë vaksinimi”. Italia po ashtu beson se një dokument i tillë mund të hapë rrugën e kthimit në aktivitete normale. Suedia dhe Danimarka kanë shpallur tashmë çertifikatat elektronike, në bazë të të cilave mund të bëhen udhëtimet jasht vendit.
Kështu në Danimarkë, personave të pajisur me dokumente të tilla u lejohet të darkojnë në restorante. Franca sakaq është skeptike. “Nuk kanë të gjithë qasje në vaksina. Pastaj, ne nuk e dimë nëse ato parandalojnë transmetimin”, tha ministri i Shëndetësisë Olivier Veran. Gjermania është gjithashtu kundër që një pakicë e njerëzve të vaksinuar të gëzojnë privilegje të cilat u ndalohen të tjerëve. Sipas AFP, në Bashkimin Evropian janë vaksinuar me dy doza të vaksinës vetëm 5.5 milionë persona, që përbën 1.2 për qind të popullsisë.