☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 93.07 ▲1.33%
ARI 4,197 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,362 ▲ +0.34% ETH $2,545 ▲ +1.7% XRP $1.4008 ▲ +0.66% SOL $111.1900 ▲ +1.53%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.07 ▲1.33 % ARI 4,197 ▼0.47 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.07 ▲1.33 % ARI 4,197 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

“Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Mbi 200 artikuj me çmime të pandryshueshme deri më 12 janar 2027, gjoba për abuzuesit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, një bashkëpunim mes qeverisë, supermarketeve dhe furnitorëve, që synon të nxisë konkurrencën në treg, të mbrojë konsumatorët dhe të lehtësojë shpenzimet e përditshme të familjeve shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se, në kuadër të marrëveshjes së arritur me pesë subjekte të rëndësishme të tregtisë ushqimore në vend, mbi 200 artikuj do të kenë çmime të qëndrueshme deri më 12 janar 2027, ndërsa objektivi është që deri në fund të vitit numri i produkteve të përfshira të arrijë në 1000.

Kreu i qeverisë e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në mbrojtje të konsumatorëve, duke theksuar se në kushtet e rritjes së kostove dhe presionit mbi ekonominë, bizneset duhet të shohin përtej fitimit të përditshëm dhe të kontribuojnë për lehtësimin e barrës ekonomike të qytetarëve.

“Realizuam objektivin e parë dhe gjetëm mirëkuptimin, duke rënë dakord se sot është një kohë kur duhet parë përtej fitimit ditor dhe kur respekti për qytetarin e konsumatorin materializohet në formën e vetëdijes se, në kushtet e një presioni të përgjithshëm mbi ekonominë, e rritjes së kostove në tërësi, duhet bërë një hap përtej asaj vije ndarëse mes atij që shet dhe atij që blen dhe duhet gjetur një rrugë për të ofruar një mundësi më shumë për njerëzit që kanë më shumë vështirësi”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri bëri të ditur se marrëveshja e arritur me pesë subjekte të rëndësishme të tregtisë ushqimore përfshin një listë produktesh, çmimet e të cilave do të mbeten të pandryshuara deri më 12 janar të vitit të ardhshëm. Sipas tij, kjo nismë përbën vetëm fillimin e një procesi më të gjerë, që synon të përfshijë gradualisht edhe biznese të tjera, përfshirë subjektet e vogla dhe pikat e shitjes me pakicë.

“Sot, falë ndërveprimit të 5 subjekteve të rëndësishme në tregtinë e ushqimeve në Shqipëri, jemi me ‘Pasqyrën e Çmimeve’ në dorë dhe me këtë marrëveshje për një seri artikujsh, të cilët do kenë çmim të arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri në 12 janar të vitit të ardhshëm. Arritje jo e vogël. Ky është fillimi i një procesi ku ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, edhe subjekte më të vogla dhe pikat e shitjes me pakicë, të cilat janë pika ku shpeshherë ndodh që çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme dhe ligji parashikon gjobë në rast se ato çmime janë spekulim. Thirrja jonë të jetë në mënyrë të vazhdueshme mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirja. Sot janë mbi 200 artikuj, pjesë e kësaj pasqyre. Synimi, ato deri në fund të vitit të jenë 1000”, u shpreh kryeministri.

Rama u ndal gjithashtu te problematika e lëvizjeve të paligjshme të çmimeve, duke theksuar se legjislacioni parashikon masa ndëshkuese për subjektet që kryejnë veprime spekulative. Në këtë kuadër, ai bëri thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm mes qeverisë dhe bizneseve, me qëllim që nisma të zgjerohet dhe të përfshijë sa më shumë produkte e pika shitjeje.

Përmes platformës “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismës “KURSE”, qeveria synon të krijojë më shumë transparencë në tregun ushqimor dhe të ofrojë mundësi për konsumatorët që të përfitojnë nga çmime të qëndrueshme për një periudhë të përcaktuar. Sipas objektivit të bërë publik nga Rama, lista aktuale prej mbi 200 artikujsh pritet të zgjerohet në 1000 produkte deri në fund të vitit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.