“Pasqyra e Çmimeve është unike”, Rama: Shteti bëhet i aksesueshëm vetëm me një “klik”
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka deklaruar se “Pasqyra e Çmimeve” dhe nis “Kurse” nis me 238 produkte në 13 kategori, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të krahasojnë çmimet dhe të zgjedhin ku të blejnë më mirë.
Rama u shpreh se “Pasqyra e Çmimeve” është një bashkëpunim mes qeverisë, supermarketeve dhe furnitorëve, për të nxitur konkurrencën, për të mbrojtur konsumatorin dhe për të lehtësuar shpenzimet e përditshme të familjeve shqiptare.
Ai u shpreh se në kushtet e rritjes së kostove, është e nevojshme të krijohen mundësi të reja për konsumatorët dhe të forcohet bashkëpunimi mes shitësve dhe blerësve.
“Më vjen mirë që e realizuam këtë objektiv të parë pa pasur nevojë për asgjë më shumë se sa mirëkuptim. Dhe e gjetëm mirëkuptim duke rënë dakord se sot është një kohë për të parë përtej fitimit ditor dhe respekti për konsumatorit realizohet edhe në formën e dijes.
Në kushtet e rritjes së kostove në tërësi që janë një karakteristikë e të gjitha vendeve, duhet bërë një hap përtej asaj vije tradicionale ndarëse mes atij që shet dhe atij që blen duke ofruar një mundësi më shumë, falë këtij mirëkuptimi dhe ndërveprimi të këtyre pesë subjekteve të rëndësishme në tregtinë e ushqimeve në Shqipëri, jemi praktikisht me këtë pasqyrë në dorë, pasqyrën e çmimeve dhe këtë marrëveshje për një sërë artikujsh që do kenë çmim të arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri në 12 janar të vitit të ardhshëm”, tha Rama.
“Kjo pasqyrë e çmimeve është pjesë e konceptit “Pasqyrë Albania” dhe ne duam ta çojmë në një nivel tjetër në çdo sektor në mënyrë që të gjithë të shohin me sytë e tyre faktet. Krijimi i një pasqyre unike ku shteti është i aksesueshëm me një klik dhe njihesh me fakte dhe të vërteta që burojnë nga fakte dhe jo fjalë është i domosdoshëm në këtë kohë. Dhe pasqyra e çmimeve është një nga këta komponentë ku nuk ka asgjë tjetër veç fakteve që lidhet me produktet e shportës. Ndërkohë dhe shumë të tjerë më të vegjël në volume dhe po kaq të rëndësishëm t’i bashkohen kësaj nisme”, shtoi Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.