Kronika

Pasuri kriminale, sekuestrohen 3 apartamente në Vlorë

Tre apartamente me një vlerë prej 200 mijë euro ka sekuestruar prokuroria e Vlorës. Sipas organit të akuzës ka dyshime se si është krijuar kjo pasuri.
Të tre apartamentet, një në zonën e Ujit të Ftohtë dhe dy në lagjen “Pavarësia” janë në pronësi të shtetases E. R. Nga veprimet proceduriale rezulton se ajo ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë.
“Nga hetimet e Prokurorise se Vlores, jane krijuar dyshime te arsyeshme se shtetasja E. R., nuk justifikon me burime te ligjshme financiare blerjen e pasurive te patundshme (nje apartament ne zonen e Ujit te Ftohte dhe 2 apartamente ne lagjen “Pavaresia”). Ne baze te hetimeve te deritanishme, Prokuroria e Vlores ka kerkuar caktimin e sekuestros, kerkese e cila u miratua nga Gjykata e Vlores”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button