⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 08 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 91.18 ▲3.29%
ARI 4,158 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,740 ▼ -1.82% ETH $2,477 ▼ -3.57% XRP $1.3770 ▼ -2.71% SOL $110.2200 ▼ -4.67%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.18 ▲3.29 % ARI 4,158 ▲0.43 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.18 ▲3.29 % ARI 4,158 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

PD dhe KQZ përballen në gjykatë më 20 maj

Partia Demokratike do të përballet më 20 maj në gjykatë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas padisë së depozituar kundër vendimit për rregullat e reja të krijimit të qendrave të posaçme të votimit në burgje për zgjedhjet lokale.

Sipas njoftimit të sotëm, më 14 maj, të Gjykatës Administrative të Apelit, pas shortit publik të zhvilluar ditën e djeshme, në orën 09:40, u përcaktua trupi gjykues që do të shqyrtojë kërkesëpadinë e PD-së. Fillimisht, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor përbëhej nga gjyqtarët Lutfije Celami në cilësinë e relatores, si dhe Entela Shedula, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Alma Kodraliu si anëtarë.

Një ditë më pas, katër anëtarët e trupit gjykues vendosën rihedhjen e shortit për zëvendësimin e gjyqtares Alma Kodraliu.

Pas shortit të dytë publik, në trupin gjykues u përfshi gjyqtari Enkel Peza, duke zëvendësuar Alma Kodraliun.

Në përfundim, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë padinë përbëhet nga gjyqtarët Lutfije Celami, Entela Shedula, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Enkel Peza.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, seanca gjyqësore është planifikuar të mbahet më 20 maj 2026, në orën 14:30, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.

Padia e Partisë Demokratike lidhet me vendimin e KQZ-së të datës 14 prill (lexo këtu), që miratoi rregullat dhe procedurat për krijimin e qendrave të posaçme të votimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, hartimin e listës së zgjedhësve dhe krijimin e komisioneve të qendrave të votimit për zgjedhjet vendore. Demokratët e kanë cilësuar këtë vendim si “një akt të kundërligjshëm dhe antikushtetues”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.