Politika

PD: Edi Rama kërkon të përgjojë çdo shqiptar që ka celular

Deputeti-i-PD-se-Eduard-Halimi-524x350Partia Demokratike ka paditur në Gjykatën Kushtetuese kryeministrin Rama për një urdhër që ai ka firmosur për të shtetëzuar të dhënat personale dhe për të përgjuar çdo individ.

Në një deklaratë për mediat, deputeti I PD-së, Eduard Halimi, denoncoi vendimin e Kryeministrit që shtetëzon të dhënat personale të aparateve celularë në mënyrë që të ketë askes në telefonata, mesazhe, whatsapp, Facebook, BBM, kudo e kurdo.

“Jam sot këtu para mediave, për t’i bërë me dije gjithë qytetarëve, por veçanarisht të rinjve shqiptarë, përdorues të një aparati celular, arsyet pse Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur Kryeministrin Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese për urdhërin obsesiv të firmosur prej tij për të të shtetëzuar të dhënat personale dhe për të përgjuar çdo individ që disponon një aparat celular”, tha Halimi.

“Edi Rama në datë 4.6.2014, ka firmosur vendimin nr.354 të Këshillit të Ministrave. Sipas pikës 14 të këtij vendimi, brenda 2 muajve, pra brenda datës 6 gusht 2014, Kryeministri do ngrejë një databazë, ku të mbledhë të gjithë numrat e IMEIT të çdo celulari dhe ku do ketë akses sipas pikës 7, përveç Kryeministrit, Ministri i tij i Brendshëm, Policia e tij e politizuar në skaj, Drejtoresha e tij e Tatimeve, Drejtoresha e tij e Doganave, dhe gjithë Drejtorët e Tatimeve, Doganave anembanë vendit të emëruar personalisht nga Edi Rama”, u shpreh deputeti demokrat.

“Po çfarë është IMEI dhe pse jemi të shqetësuar?”, vijoi Halimi. “Ky këtu është celulari im. Të tillë ka çdo i ri dhe individ. Po të heqim baterinë do shihni këtu një numër, siç tregohet edhe në ekran. Ky numër është i ngjashëm me numrin e kartës së identitetit që ka në portofol secili prej nesh, pra është pasaporta e celularit. Çdo celular ka një numër unik IMEI. IMEI pra është Pasaporta e çdo celulari dhe meqënëse do të regjistrohet në emër të çdo individi, të dhënat e IMEIT janë të ngjashme me shenjat papilare të gishtërinjve të çdo individi”.

Por jo vetëm kaq, shtoi Halimi, “Kryeministri dhe zyrtarët e tij të emëruar ministra, drejtorë doganash, tatimesh, policie e deri tek zyrtari i këtyre drejtorive, që do të ketë akses në këtë DATA BASE, që do ngrejë Kryeministri, ka mundësi që nëpërmjet numrit të IMEIT, këtij këtu, pa patur lidhje se çfarë kompanie celulare përdor, pa kërkuar lejen e prokurorisë, mund të identifikojnë në pak sekonda, vendodhjen se ku është individi, me kë është, çfarë është duke bërë, të kontrollojë e-mailin, mesazhet, ëhatsapp, viber, bbm, facebook, tëitter dhe çdo telefonatë sigurisht”.

“Mund të futet tek fotot, të dhënat personale të çdo individi. Dhe nuk flas për manjakë informatike dhe as haker piraterie, por për Kryeministrin i cili ia ka kaluar të gjithëve me këtë mani për të përgjuar çdo kënd mbi tokë”, tha Halimi.

“Po kë do të përgjojë Kryeministri?”, theksoi Halimi, “sipas pikës 2 të këtij vendimi, ata që do duhet t’ia dorëzojnë celularin KM, dhe që do jenë nën përgjim 24 orë në 24, apo sa herë që kryeministri apo të emëruarit e tij do kenë dëshirë, janë: individët të cilët duan të blejnë apo që vihen në zotërim për përdorim vetjak të aparatit celular apo që në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, zotërojnë aparate celulare për përdorim vetjak. E thënë ndryshe, çdo qytetar, burrë, grua, i ri apo e re që ka në përdorim një celular, çdo kundërshtar politik, disident, brenda grupit, drejtues institucioni të pavarur, çdo gazetar, çdo pronar mediash, çdo drejtues biznesi, çdo adoleshent që ka sot një rrjet social dhe përdor celularin”.

“Ky është fundi i lirisë së komunikimit dhe të të drejtave personale në vend, fundi i “privacy” për çdo qytetar në këtë vend”, u shpreh deputeti demokrat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button