PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki
Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale dhe pritjen e përgjigjeve nga bashkitë për draftin e opozitës, i cili parashikon rritjen e numrit të bashkive në 100.
Gjatë mbledhjes së Komisionit, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi kërkoi që diskutimi të mos vijojë me procesin e votimit, pasi sipas tij projekti i opozitës është dërguar për konsultim te njësitë vendore.
“Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë”, u shpreh Bylykbashi.
Edhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e konsultimit me Bashkinë e Tiranës.
Ajo iu referua deklarimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke i cilësuar shqetësimet e tij si serioze.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.