“Teoria e 6-shit”, ish-kryetari i Gjilanit komenton situatën politike
Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka komentuar situatën politike në vend dhe afatin për zgjedhjen e presidentit, duke e lidhur atë me numrin “6”.
Mustafa duke ironizuar me situatën politike, ka renditur disa prej “gjashtave” që, sipas tij, e kanë karakterizuar situatën aktuale, duke nisur nga 6 tetori, afati i përcaktuar për përfundimin e procesit të zgjedhjes së presidentit.
Lexoni të plotë postimin e tij, pa ndërhyrje:
Koftë i hajrit ky numri “6” që po na sillet nëpër kambë qe disa javë por edhe këtyre ditëve. Ama, shenjat hiç nuk i ka t’mira
Neve diqysh si përherë po na vjen puna ngushtë. Ksaj here na u ka lidhë nyje me kët numër.
Afati për zgjedhjen e presidentit skadon me “6” Tetor 202″6″.
Prej sot (1 Tetor) na kanë mbetë veç edhe “6” ditë deri te “vija e kuqe”;
LDK-ja e bekume na e “koçiti” punën me “6” deputetë që ju erdh’ dakiku me kallxue që edhe ata janë “t’rëndë” n’politikë e mujn me e nalë “rrotën” e shtetit;
Krejtë kjo po bën vaki pas gati “6” viteve të qeverisjes së Albinit që na “prishi” me krejtë dynjanë e “nuk po na len” dit’ t’bardhë me pa!
Duhet me e m’shelë n’kalendar këtë numër për sivjet nëse nuk na sjell fat edhe k’saj here. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.