⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.71 ▼0.11%
ARI 4,160 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,694 ▲ +2.07% ETH $2,492 ▲ +1.52% XRP $1.3837 ▲ +3.57% SOL $107.9200 ▲ +0.92%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.71 ▼0.11 % ARI 4,160 ▲0.41 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.71 ▼0.11 % ARI 4,160 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Opinion

PD kërkon rikthimin në 1996

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike, në raportin përfundimtar për Komisionin e Reformës Territoriale, na paskësh pergatitur një “surprize”. Kërkon që vendi të ketë 100 bashki dhe komuna. Kërkon rikthimin në 1996, duke na kujtuar vitet e “arta” kur kryetarët e komunave vidhnin paratë e investimeve dhe u bënë pasanikër.

Me propozimet e saj, Sali Berisha dhe Partia Demokratike, kërkojnë rikthimin e vendit 30 vite pas. Propozimi i tyre për “100 bashki dhe rikthimin e komunave”, shfaq dukshëm dëshirën e Berishës për të kthyer vendin në rrumpallën territorial.

Ju kujtohen zgjedhjet e Tetorit 1996 ? Ju kujtohen ato ditë të fushatës së asaj kohe, kur kryetarët e komunave (njerëz me vila, pallate dhe biznese të vëna nga paratë e investimeve dhe taksapaguesve) ju sulën kutive të votimit, dhe e nxorrën rezultatin 96 per qind në favor të PD ? Kohët ndryshuan, vitet ikën, por bëmat e kryekomunarëve parazitë dhe hajdutër, nuk harrohen. Saliu kërkon (dhe e di që nuk duhen) rikthimin e 100 bashkive, kur Shqipëria nuk ka 100 qytete, dhe rikthimin e 100 komunave.

Propozimi i Partisë Demokratike apo i opozitës, bie ndesh edhe me Kartën e Autonomisë Vendore të miratuar dhe mbështetur nga BE. Propozimi i PD, dhe mbrojtja që Berisha i bën rikthimit të 100 bashkive dhe komunave, mbetet tentativa për riciklimin e një periudhe të errët, e cila nuk solli as zhvillim dhe as pozitivitet në qeverisjen lokale.

Propozimi i komisionerëve të PD, tenton ti mbajë shqiptarët të mbërthyer pas sorrollatjeve të zyrtareve parazitë të bashkive të panevojshme. Sipas Maznikut, “bashkitë e reja, do të ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme, kjo është reformë, e cila të qëndronte në kohë, t’i përgjigjet sfidave që Shqipëria kishte përpara.

Për 1 muaj, opozita nuk erdhi, më pas u mor me diskutimin e kalendarit të punës. Në maj të 2027, Shqipëria ka zgjedhjet vendore, duhet të hyjmë me hartë të re territorial”. Në vjeshtën e vitit që 2027, Shqipëria do mbyllë negociatat. Nuk integrohet në BE qeveria, integrohet e gjithë Shqipëria në BE”.

Propozimi i Partisë Socialiste, synon të forcojë bashkitë, që ato të kenë struktura më të forta edhe financiarisht. Kjo reformë bëhet për të mirën e qytetarëve shqiptarë, që bashkitë të ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.