Politika

PD: Lejet për klinikën e Kosovës i ka firmosur Rama. Veliaj shpif

Partia Demokratike ka reaguar këtë të shtunë ndaj akuzave të bëra ndaj kandidatit të saj për Tiranën, nga rivali i majtë Erjon Veliaj, për një ndërtesë pa leje 5-katëshe në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e PD Reila Bozdo ka deklaruar se, ka qenë vetë Edi Rama, në kohën kur ishte kryetar bashkie, që ka firmosur lejen e ndërtimit të klinikës së mjekut të njohur.

“Lejet e ndërtimit dhe shtimit të katit për klinikën e Halim Kosovës i ka firmosur Edi Rama, me dorën e tij në vitin 2004. Nuk ka asnjë dyshim se Halim Kosova nuk ka bërë asnjëherë në jetën e tij diçka që të shkelë ligjin. Përse shpif Erjon Veliaj? Nga halli!”, ka deklaruar shkurt Bozdo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button