☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,297 ▲0.16%
NASDAQ 26,201 ▲0.95%
NAFTA 102.20 ▼1.04%
ARI 4,034 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,328 ▼ -0.66% ETH $2,327 ▼ -1.41% XRP $1.2980 ▼ -0.67% SOL $101.3800 ▼ -0.66%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,297 ▲0.16 % NASDAQ 26,201 ▲0.95 % NAFTA 102.20 ▼1.04 % ARI 4,034 ▲0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,297 ▲0.16 % NASDAQ 26,201 ▲0.95 % NAFTA 102.20 ▼1.04 % ARI 4,034 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

PD mbledh Këshillin Kombëtar, nisin votimet për Kryesinë e re dhe drejtuesit e strukturave

Partia Demokratike ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku po zhvillohen votimet për zgjedhjen e Kryesisë së re dhe drejtuesit të Këshillit Kombëtar, si dhe për strukturat e tjera drejtuese të partisë.

Gjatë procesit u bë e ditur se kandidaturat për postet drejtuese janë propozuar nga vetë anëtarët e Këshillit, ndërsa përzgjedhja do të bëhet përmes votimit, duke vlerësuar më të mirët.

Këshilli Kombëtar pritet të drejtohet nga një zonjë, ku në garë për këtë post janë Julia Emili dhe Silva Hasaj.

Në kuadër të procesit të ripërtëritjes, kandidaturat janë ndarë sipas kategorive.

Për përfaqësimin e grave janë propozuar disa kandidate dhe do të votohet për zgjedhjen e 6 prej tyre. Ndërkohë, përfaqësimi i të rinjve përfshin përzgjedhjen e 3 vajzave dhe 3 djemve, të cilët do të zgjidhen në bazë të votimit.

Për kategorinë e burrave do të zgjidhen 8 kandidatë, të cilët do të votohen nga anëtarët e Këshillit për të përbërë strukturat drejtuese të reja.

Procesi i votimit po zhvillohet si pjesë e riorganizimit të brendshëm të PD-së dhe synon, sipas drejtuesve të saj, forcimin dhe ripërtëritjen e strukturave të partisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.