🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.62 ▲0.51%
ARI 4,183 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,306 ▲ +1.44% ETH $2,501 ▲ +1.38% XRP $1.3662 ▲ +1.28% SOL $106.7400 ▲ +0.38%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.62 ▲0.51 % ARI 4,183 ▲0.14 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.62 ▲0.51 % ARI 4,183 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Policia e shtetit duhet ta kishte informacionin për dhunën”, Beçi: Po ndodh radikalizim reaktiv

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka folur në “Now” mbi përshkallëzimin e protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke vënë theksin te humbja e besimit institucional dhe mënyra e ndërhyrjes së policisë.

Sipas tij, pakënaqësitë e studentëve, të cilat lidhen me kërkesa të parashtruara prej vitesh kanë krijuar hapësira për tensione.

“Elementi i parë, thyerja e besimit institucional. Duke qenë se kemi të bëjmë me disa kërkesa të studentëve të cilët i kanë bërë 8 vite më parë sa i përket kushteve , infrastrukturës apo tarifat e studimit, ato ranë në vesh të shurdhër dhe përballja do vinte si mungesë e një besimi institucional. E dyta, policia po përdoret si një tampon politik.

Por çfarë ka bërë politika? Mes zyrës publike dhe popullit, politika ka përdorur dhe ka vendosur policinë si tampon, kjo nuk është zgjidhje. Iluzioni i zgjidhjes së rendit publik që është elementi i fundit sa i përket se si ndodhi protesta, ka lidhje me çështjet e thella sociale-ekonomike që nuk i zgjidh as zorra e ujit dhe as tubi i gazit lotsjellës”, tha ai.

Eugen Beçi ka paralajmëruar për rrezikun e asaj që e cilësoi si “radikalizim reaktiv”, duke argumentuar se ndërhyrjet fizike të policisë mund të nxisin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

“Për të kaluar të ndërhyrja e policisë. Zmbrapsja fizike në momentin e parë sjell humbjen e ligjitimitetit të forcave të policisë dhe të shtetit, zmbrapsja me dhunë. Kemi të bëjmë me një mekanizëm shumë të rrezikshëm kur ndërhyn policia, qoftë proporcionale apo jo e tillë, ai që quhet radikalizim reaktiv, që do të thotë se duket sikur në momentin e parë policia e shpërndan turmën, por kur të rinjtë shohin bashkëmoshatarët e tyre, gazetarët, të moshuarit që janë të goditur nga policia me të drejtë apo pa të drejtë, vjen një përgjigjie reaktive dhe patjetër që në vazhdimin e protestës, ata do të vinë më të përgatitur për dhunë. Nga inati të shkon në zemërim. Është ezauruar dhe dialogu, që nga kërkesat e para të studentëve”, theksoi ish-prokurori.

Beçi vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e inteligjencës policore dhe të mbledhjes së informacionit për parandalimin e incidenteve.

“Sa i përket menaxhimit ligjor, a do duhej apo jo pompa e ujit, apo gazi lotsjellës. Duke patur parasysh agravimin e situatës duhet ti rikthehemi asaj që quhet inteligjenca policore dhe e shtetit. Këto të fundit janë të lidhura në dy elementë, në policinë kriminale dhe në shërbimin informativ.

Shërbimi Informativ e dimë ku e ka hallin tani. Policia e shtetit sa i përket mënyrës së menaxhimit të informacioneve duhet të kishte informacion të paktën për atë që së bashku me studentët do jetë dhe ai që do vjedh bankomatin, apo raste të tjera sot. Duhet të bëjnë kujdes në mungesën e proporcionalitetit”, tha Beçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.