☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.13 ▲0.9%
ARI 4,507 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,060 ▲ +0.97% ETH $2,165 ▲ +0.71% XRP $1.4136 ▲ +0.04% SOL $91.2500 ▲ +0.86%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.13 ▲0.9 % ARI 4,507 ▼1 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.13 ▲0.9 % ARI 4,507 ▼1 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

PD ndryshon taktikë pas Dibrës, një kandidat ‘surprizë’ për zgjedhjet në Kolonjë

Kolonja është një zonë historikisht e majtë, ku Partia Demokratike nuk ka fituar asnjëherë zgjedhjet. Të paktën jo në Ersekë, zona me përqëndrimin më të madh të votave.

Historiku elektoral në favor të Partisë Socialiste e ka detyruar opozitën të ndryshojë strategjinë elektorale me 180 gradë. Burime të besueshme konfirmuan për Top Channel se, për zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë nuk do të ketë një kandidat të Partisë Demokratike.

Zona ku do të zhvillohen zgjedhje, për shkak të ndarjes së parakohshme nga jeta të kryebashkiakut të Kolonjës, i është lënë Partisë Agrare të Agron Dukës, një aleat i ri i Partisë Demokratike në opozitë, por që është përfshirë në politikë si mbështetës i Partisë Socialiste.

Kjo është një lëvizje që i jep mundësi Partisë Demokratike të mos ekspozohet aq shumë ndaj ndonjë rezultati negativ në Kolonjë, që në fakt nuk do të përbënte surprizë. Në ndryshim nga zgjedhjet në Dibër, ku u zhvendos e gjithë udhëheqësia dhe grupi parlamentar, në Kolonjë, Partia Demokratike do të jetë më diskrete dhe rolin kryesor do ta luajë kandidati i saj.

Top Channel ka mësuar se opozita po finalizon marrëveshjen për t’u përfaqësuar në Kolonjë me një kandidat, familja e të cilit i ka dhënë Partisë Socialiste një deputet në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e ’97-s. Bëhet fjalë për Dritan Hajron, vëllain e ish-deputetit socialist të Kolonjës, Sokol Hajro.

Ata nuk banojnë më atje, por i kanë mbajtur lidhjet nëpërmjet një biznesi familjar. Përfaqësimi i opozitës në zgjedhjet e Kolonjës me Partinë Agrare i jep Agron Dukës një mundësi të paparashikuar për të sjellë në vëmendjen e politikës kombëtare partinë e tij modeste. Përballë do të jetë në garë një kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke e bërë garën për Kolonjën, një garë mes të majtësh për dy koalicione të ndryshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.