Politika
PD prezanton “dekriminalizimin”, Bylykbashi: “Ligji Severino”, bosht i procesit
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat paraditen e së premtes ka prezantuar platformën e PD për dekriminalizimin.
Pika më e fortë e kësaj platforme, ku e ka vënë theksin Bylykbashi, është ajo e ndalimit të kandidimit për deputetë apo për poste publike për personat në gjykim për krime të rënda në vendet e Bashkimit Evropian.
“Gjithashtu, PD propozon edhe testin e drogës për zyrtarët e lartë”, ka deklaruar Bylykbashi, i cili ka lënë të kuptohet se mbështet propozimin e qeverisë për modelin italian.
“Ligji italian, i njohur si “Ligji Severino”, do të jetë boshti i këtij procesi. Çdo zvarritje, si ato që ka bërë deri më sot qeveria, do të thotë hapje e dyerve për kriminelët”, ka thënë Bylykbashi.