☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,745 ▲0.46%
DOW 53,979 ▲0.17%
NASDAQ 26,601 ▲0.96%
NAFTA 77.87 ▲0.75%
ARI 4,394 ▲2.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,721 ▲ +0.17% ETH $1,913 ▼ -0.05% XRP $1.0154 ▼ -2.56% SOL $73.3500 ▲ +0.26%
S&P 500 7,745 ▲0.46 % DOW 53,979 ▲0.17 % NASDAQ 26,601 ▲0.96 % NAFTA 77.87 ▲0.75 % ARI 4,394 ▲2.2 % S&P 500 7,745 ▲0.46 % DOW 53,979 ▲0.17 % NASDAQ 26,601 ▲0.96 % NAFTA 77.87 ▲0.75 % ARI 4,394 ▲2.2 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kosova

PDK akuzon Kurtin për shkelje kushtetuese: Po e mban peng konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të vazhdojë të shtunën, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, për shkelje të rendit kushtetues.

Në një reagim të publikuar të premten, PDK ka thënë se vazhdimi i seancës pas përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit përbën shkelje të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për shkeljen e radhës të rendit kushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot refuzoi të respektojë afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas PDK-së, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, ndërsa ky afat, sipas partisë, përfundon të premten.

“Ky afat përfundon sonte. Në vend të respektimit të këtij detyrimi kushtetues, shumica parlamentare zgjodhi ta shpërfillë vendimin e Gjykatës dhe, përmes deputetit më të vjetër si kryesues i seancës solemne, e caktoi vazhdimin e seancës për nesër, pasi afati të ketë skaduar”, thuhet më tej.

PDK e ka cilësuar këtë veprim si “precedent të rrezikshëm” për funksionimin e shtetit ligjor.

“Askush nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën dhe aq më pak ata që kanë detyrimin e parë ta mbrojnë dhe ta zbatojnë atë”, ka deklaruar PDK-ja.

Partia opozitare ka drejtuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Kurtit, duke e akuzuar se interesin partiak po e vendos mbi atë shtetëror.

“Për fat të keq, edhe një herë po dëshmohet se Albin Kurti e ka vendosur vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Republikës dhe interesin partiak mbi interesin shtetëror”, thuhet në reagim.

PDK ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe stabilitet politik, duke paralajmëruar se nuk do të qëndrojë “duarkryq” përballë, siç e quan ajo, cenimit të rendit kushtetues.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kushtetuta nuk është çështje interpretimi politik, por themeli i rendit demokratik dhe juridik të shtetit. Prandaj, ashtu si në çdo rast kur është cenuar rendi kushtetues, edhe kësaj radhe PDK nuk do të qëndrojë duarkryq”, thuhet në reagim.

Në fund, PDK ka përsëritur akuzat ndaj Kurtit, duke thënë se “sot Albin Kurti sërish zgjodhi pikërisht këtë rrugë”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.