☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.69%
DOW 50,946 ▼1.12%
NASDAQ 27,372 ▼0.83%
NAFTA 89.61 ▲0.19%
ARI 4,132 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $82,986 ▼ -3.81% ETH $2,561 ▼ -5.57% XRP $1.4272 ▼ -5.85% SOL $115.8500 ▼ -4.46%
S&P 500 7,765 ▼0.69 % DOW 50,946 ▼1.12 % NASDAQ 27,372 ▼0.83 % NAFTA 89.61 ▲0.19 % ARI 4,132 ▼1.33 % S&P 500 7,765 ▼0.69 % DOW 50,946 ▼1.12 % NASDAQ 27,372 ▼0.83 % NAFTA 89.61 ▲0.19 % ARI 4,132 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Kosova

PDK fut në listë për deputet ish udhëheqësin e UÇK-së, Miftar Kurti dhe kolonelin Skender Hoxha

Miftar Kurti, njëri nga pjesëtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së në Zonën e Shalës së Bajgorës dhe kolonel Skender Hoxha i është bashkuar PDK-së dhe do të jenë kandidatë për deputet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook.

Hamza tha se Miftar Kurti është intelektual që i ka shërbyer vendit në luftë dhe në paqe.

“Sot i urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë Prof. ass. dr. Miftar Kurtit – profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar të UÇK-së. Me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, ai përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe. Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet”, është shprehur Hamza.

Kurti ka shërbyer si ndihmës komandant i Njësisë Speciale të Brigadës 141 “Mehë Uka” të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Me të përfunduar të luftës ka qenë edhe pjesëtar i TMK-së me gradën major, në zonën e Katërt Mbrojtëse.

Më pastaj ka punuar si drejtor biblioteke në Mitrovicë dhe asistent profesor në Fakultetin e Edukimit.

Prej para tetë vjetëve, Kurti punon si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë së Kosovës.

Është autor i tetë librave me tematika nga historia, letërsia dhe publicistika.

Nga ana tjetër Hamza edhe Hoxhës i ka ururar mirëseardhje duke theksuar që sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.

“I urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë edhe Kolonel Skender Hoxhës, ish-komandant i Brigadës 124 të UÇK-së, ish-atashe ushtarak i Kosovës në Zagreb dhe Komandant i Gardës Kombëtare. Me dekada shërbim për vendin, ai ka qenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë së shtetit tonë. Për kontributin e tij është nderuar edhe me Medaljen e Karrierës”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.