⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,365 ▼0.23%
NASDAQ 26,788 ▼0.12%
NAFTA 89.24 ▼3.63%
ARI 4,204 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,548 ▲ +0.2% ETH $2,690 ▲ +0.58% XRP $1.4931 ▲ +0.15% SOL $118.7500 ▲ +0.31%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,365 ▼0.23 % NASDAQ 26,788 ▼0.12 % NAFTA 89.24 ▼3.63 % ARI 4,204 ▲0.85 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,365 ▼0.23 % NASDAQ 26,788 ▼0.12 % NAFTA 89.24 ▼3.63 % ARI 4,204 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kosova

PDK i reagon ambasadorit britanik: Mos e reduktoni dhe relativizoni aktgjykimin e Hagës

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PDK ka kundërshtuar deklaratën e Hargreaves se aktgjykimi ka të bëjë me “krime individuale”, duke e cilësuar këtë formulim si një reduktim diplomatik të një vendimi që, sipas partisë, ka pasoja më të gjera historike dhe politike për Kosovën.

“Në arsyetimin e Dhomave të Specializuara, UÇK trajtohet në kuadër të konceptit të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, sipas konstatimeve të aktgjykimit, janë shpallur përgjegjës për kontributin e tyre në të ashtuquajturin qëllim të përbashkët kriminal të UÇK-së”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia ka theksuar gjithashtu se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin qenë ndër figurat kryesore të UÇK-së gjatë periudhës së ndërhyrjes së NATO-s më 1999.

Sipas PDK-së, për këtë arsye deklarata se bëhet fjalë vetëm për “krime individuale” nuk e pasqyron peshën që partia ia atribuon aktgjykimit.

“Asnjë gjuhë diplomatike nuk mund ta ndryshojë përmbajtjen e papranueshme të këtij aktgjykimi dhe as pasojat e tij në mënyrën se si interpretohet lufta e UÇK-së dhe historia e Kosovës”, thuhet në reagim.

PDK ka shprehur kritika edhe ndaj mënyrës së funksionimit të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, duke pretenduar se Dhomat e Specializuara janë shndërruar në shembull të “abuzimit politik në emër të drejtësisë”.

Partia ka përmendur në reagimin e saj edhe raportin e Bar Human Rights Committee of England and Wales lidhur me Dhomat e Specializuara.

Ky komitet publikoi më 11 maj 2026 një vlerësim paraprak dhe të pavarur mbi funksionimin e Dhomave të Specializuara, në të cilin evidentoi shqetësime lidhur me disa aspekte të procedurave, përfshirë barazinë e armëve, lirimin e përkohshëm, pavarësinë gjyqësore dhe trajtimin e provave. Raporti, megjithatë, u paraqit si vlerësim paraprak dhe nuk konstatoi përfundimisht shkelje konkrete të të drejtave.

PDK ka thënë se shqetësimet e ngritura nga organizata britanike nuk duhet të injorohen nga shtetet që mbështesin dhe financojnë Dhomat e Specializuara.

“Kosova e vlerëson rolin historik të Britanisë së Madhe në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit tonë, por kritikat ndaj funksionimit të Dhomave të Specializuara janë ngritur edhe nga ekspertë dhe organizata britanike të të drejtave të njeriut”, thuhet në reagim.

Në fund, PDK ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kundërshtojë interpretimet që, sipas saj, shtrembërojnë historinë e luftës në Kosovë.

“Partia Demokratike e Kosovës do ta kundërshtojë çdo interpretim që shtrembëron të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Këtë do ta bëjmë me çdo mjet demokratik, politik dhe juridik, në institucione dhe në çdo hapësirë demokratike ku duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve tanë”, thuhet në reagim.

“Nuk lejojmë që historia e Kosovës të rishkruhet. Të ardhmen e Kosovës e përcaktojnë vetë qytetarët e saj”, përfundon reagimi i PDK-së./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.