🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 23 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 81.92 ▼1.79%
ARI 3,655 ▲3.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $63,290 ▲ +4.17% ETH $1,801 ▲ +5.48% XRP $0.9858 ▲ +6.82% SOL $75.8000 ▲ +7.75%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 81.92 ▼1.79 % ARI 3,655 ▲3.96 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 81.92 ▼1.79 % ARI 3,655 ▲3.96 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Politika

Projektligji për Sigurinë Kibernetike, një grup ndërinstitucional do koordinojë inteligjencën mes SHISH, ushtrisë e minis

Qeveria ka dërguar në Kuvend nismën me ndryshimet që kërkon të bëjë në ligjin për sigurinë kibernetike. Në arsyetimin e Këshillit të Ministrave, shpjegohet se nga zbatimi në praktikë i ligjit janë evidentuar disa problematika.

Nisma synon të forcojë ndjeshëm arkitekturën kombëtare të sigurisë kibernetike përmes krijimit të një Grupi Ndërinstitucional të Inteligjencës Kibernetike, i cili mundëson shkëmbimin e informacionit strategjik, vlerësimin e kërcënimeve dhe koordinimin e politikave të sigurisë në nivel kombëtar.

Ligji shtrin efektet edhe te pushteti vendor, ndërsa institucionet publike dhe private do të duhet të raportojnë çdo incident, qoftë edhe minor.

AKSK do të koordinojë shkëmbimin e informacionit, duke bërë ndërlidhësin Qeverisë dhe institucioneve të tjera të inteligjencës, informon A2.

Për shkëmbimin e informacionit për evidentimin e sulmeve potenciale kibernetike, pranë Autoritetit mblidhet grupi i bashkëpunimit për inteligjencën kibernetike, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të mëposhtme:

  1. a) Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike;
  2. b) Ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme;
  3. c) Ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme;

ç) Shërbimit Informativ të Shtetit;

  1. d) Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
  2. dh) Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit do të kenë detyrimin të dorëzojnë pranë AKSK-së vetëdeklarimin e zbatimit të masave në kuadër të sigurisë kibernetike.

Operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit kanë detyrimin të deklarojnë pranë Autoritetit mënyrën e hostimit e të administrimit të sistemeve, rrjeteve dhe infrastrukturës së informacionit, duke përfshirë:

  1. a) identifikimin e subjektit hostues ose të administratorit të infrastrukturës teknologjike;
  2. b) llojin e hostimit dhe vendndodhjen e infrastrukturës;
  3. c) masat teknike dhe organizative të zbatuara për sistemet e hostuara.

Kur konstaton shkeljen e dispozitave, AKSK do të ketë të drejtën të vendosë masa administrative që mund të shkojnë nga 500.000 deri në 10.000.000 lekë të reja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.