☁️
Tiranë 14°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.79 ▲0.55%
ARI 4,852 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,884 ▲ +0.73% ETH $2,353 ▲ +0.88% XRP $1.4047 ▲ +3.37% SOL $85.2000 ▲ +1.95%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.79 ▲0.55 % ARI 4,852 ▲0.59 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.79 ▲0.55 % ARI 4,852 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

PE shtyn raportin për Maqedoninë, shkak kriza

Parlamenti Europian shtyu sesionin plenar mbi progres- raportin për Maqedoninë, të planifikuar të mbahej këtë javë. Arsyeja përse eurodeputetët vendosën që votimi të mos kryhej tani është pikërisht kriza e tejzgjatur politike.

Dokumenti mbi përparimin e vendit përfshin ndër të tjera dhe rekomandimin për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.

Radio Europa e Lirë sqaron ndërkohë se Lidhja Social Demokrate po zhvillon bisedime me partitë politike shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit , i cili me gjasë, mund të mblidhet këtë javë. Edhe Lëvizja Besa është në pritje të marrjes së nismës për zhbllokimin e Parlamentit.

Njohësit e çështjeve politike mendojnë se në situatën kur kreu i shtetit refuzon të japë mandatin e krijimit të Qeverisë, nuk duhet humbur kohë, por duhet zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit duke reflektuar shumicën parlamentare, që erdhi si rezultat i zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Analisti Nikolla Dujovski arsyeton se nuk ka përse të ekzistojë frika nga protestat kundër të drejtave të shqiptarëve, të cilat sipas tij janë thjesht lëvizje në funksion të mbrojtjes së pushtetarëve aktualë që duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë.

Konstituimi i Parlamentit pritet të zhvillohet në një atmosferë tejet të tensionuar me Presidentin Ivanov që refuzon dhënien e mandatit dhe liderin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski  nga ana tjetër,  që ka shtuar kërcënimet për destabilizimin e vendit, duke mbuluar me gjoja revoltën e popullatës faktin që nuk arriti të krijonte qeverinë, edhe pse nga zgjedhjet fitoi dy vende më shumë në Parlament sesa LSDM-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.