🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.16 ▲4.37%
ARI 4,544 ▼3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $79,112 ▼ -2.38% ETH $2,229 ▼ -1.9% XRP $1.4361 ▼ -3.51% SOL $89.0400 ▼ -3.19%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Kronika

Pedagogu dërgoi 20 shqiptarë për të luftuar në Siri. Në pranga edhe 2 shqiptarë në Malajzi

Pas arrestimit të pedagogut shqiptar në Malajzi, Klodian Zaimajt, i njohur edhe me emrin fetar Ibrahim, ABC News zbulon identitetin edhe të dy shqiptarëve të tjerë, që si po ai, dyshohen se kanë lidhje me terroristët e ISIS.

Bëhet fjalë për dy shqiptarët me inicialet J. Z., nga Tirana dhe A. G., nga Lushnja. Për Klodian Zaimin, dyshohet se ka financuar, indokrinuar e dërguar në Siri 20 shqiptarë që kanë studiuar në Siri dhe Jordani.  Një pjesë e këtyre studentëve dyshohet se janë përfshirë në radhët e ISIS.

Nderkohe, Myftinia e Elbasanit distancohet nga veprimtaria e Klodian Zaimajt, të vënë në pranga në Malajzi për terrorizëm. Agim Duka ka reaguar per mediat duke theksuar se Zaimaj nuk ka asnjë lidhje dhe detyrë me myftininë e Elbasanit, ndërsa më te nuk ka patur kontakt prej vitesh. Ai thotë se Myftinia Elbasan prej gati katër vitesh ishte angazhuar për neutralizimin e elementëve me bindje ekstremiste të shfaqura në qytetin e Cërrikut.

“Myftinia e Elbasanit nuk ka asnjë farë lidhje dhe asnjë farë detyre. Prej vitesh është shkëputur nga qyteti i Elbasanit drejt Cërrikut dhe prej vitesh është shkëputur në Malajzi. Nuk kemi asnjë lloj kontakti dhe asnjë lloj informacioni. Ne i mbështetemi linjës tradicionale dhe prej 4 vitesh kemi denoncuar çështjen e Cërrikut, të cilët ka pasur elementë me bindje ekstreme, radikale dhe falë bashkëpunimit me komunitetin mysliman janë marrë masa dhe elementët me prirje radikale janë neutralizuar.”, tha ai.

Kurse ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi i ftuar në Report Tv në lidhje me arrestimin e Klodjan Zaimaj në Malajzi, i dyshuar si pjesë e një celule terroriste është shprehur se, nuk duhen evidentuar me kaq shumë bujë këta ekstremistë. “Nuk më vjen mirë që një shqiptar kapet ‘në fund të botës’. Këto raste nuk duhen evidentuar me shumë bujë, pasi ata kërkojnë vëmendje”, shprehet Klosi. “Nëse ka ikur që 16 vjeç nga vendi ka marr tjetër kulturë. Arsyet ekonomike i bëjnë njerëzit e tillë për këto veprime dhe këto raste të rralla i shtyn edhe injoranca”, vijon Klosi. Ish kreu i SHIK-ut është shprehur se Shqipëria i ka kapacitetet për të përballuar fenomenin dhe se, “shërbimi Informativ i ndjek këta persona”.

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.