🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 103.02 ▲1.98%
ARI 4,538 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $77,001 ▼ -1.59% ETH $2,123 ▼ -3.1% XRP $1.3938 ▼ -1.82% SOL $85.2600 ▼ -2.08%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 103.02 ▲1.98 % ARI 4,538 ▼0.52 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 103.02 ▲1.98 % ARI 4,538 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Niko Peleshi ka mohuar se brenda Partia Socialiste ka përçarje, por theksoi se është normale të ketë mendime të ndryshme kur je pjesë e një formacioni politik.

Nga qarku i Korçës, ku ai është drejtues politik i PS-së, Peleshi nuk e quajti përplasje mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës.

“Unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di çfarë do të thotë përçarje; natyrisht që ka diskutime. Kemi pasur orë të gjata diskutimesh dhe kjo besoj është e shëndetshme. Diskutimi nuk mund të quhet përçarje. Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime, pa frymë debati dhe pa demokraci të brendshme”, u shpreh Peleshi.

Edhe kur gazetarët në Korçë kanë përmendur edhe përplasje të tjera të mundshme, mes Damian Gjiknurit, ish-ministrit Ervin Hoxha me Ramën, Peleshi sërish i kundërshtoi dhe i cilësoi këto si thashetheme.

“Këto janë thashetheme pa kontekst politik”.

Ai garantoi gjithashtu se do të ushtrojë maskimalisht detyrën e tij si kryetar Kuvendi që reforma e re territoriale të jetë bipartizane dhe jo partiake, me qëllim realizimin e një reforme efikase dhe jo thjesht grumbullim votash.

“Gjithmonë ka dinamikë, ndaj edhe ka ardhur koha për një reformë të re. Unë shpresoj shumë dhe do të luaj edhe rolin tim, që më takon si Kryetar i Kuvendit, për të mundësuar një klimë sa më pozitive. Ndonjëherë nuk është e lehtë, është një nga sfidat më të mëdha të atij pozicioni, që të kemi një formulë bipartizane.  Kjo do të shuante edhe paragjykimet për një reformë të frymëzuar politikisht”, u shpreh Peleshi.

Më 28 mars, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua për herë të parë  nga bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative Arbjan Mazniku 4 variante të hartës territoriale. Në këtë platformë propozohej kthimi i konceptit të rretheve dhe drejtuesit e qarqeve të zgjidhen direkt nga populli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.