⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,024 ▼2.12%
DOW 48,793 ▼0.62%
NASDAQ 23,044 ▼3.5%
NAFTA 83.00 ▲0.68%
ARI 3,509 ▼4.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,404 ▼ -7.19% ETH $1,623 ▼ -8.8% XRP $0.9060 ▼ -6.95% SOL $68.9300 ▼ -7.02%
S&P 500 7,024 ▼2.12 % DOW 48,793 ▼0.62 % NASDAQ 23,044 ▼3.5 % NAFTA 83.00 ▲0.68 % ARI 3,509 ▼4.8 % S&P 500 7,024 ▼2.12 % DOW 48,793 ▼0.62 % NASDAQ 23,044 ▼3.5 % NAFTA 83.00 ▲0.68 % ARI 3,509 ▼4.8 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Politika

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka pritur në takim delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, Kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, me vendin në fazën përfundimtare të procesit të negociatave për anëtarësimin në BE dhe me një rol gjithnjë e më aktiv në kuadër të NATO-s dhe sigurisë rajonale.

Në qendër të diskutimit ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe bashkëpunimi për përballimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e një rajoni të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Kryetari Peleshi dhe delegacioni amerikan ndanë vëmendjen edhe te përshpejtimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, duke vlerësuar rëndësinë e reformave dhe të forcimit të institucioneve demokratike si pjesë e këtij procesi.

Një tjetër fokus i takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe i marrëdhënieve të biznesit, me synim krijimin e më shumë hapësirave për investime dhe partneritete mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Në diskutim u vendos theks edhe te roli i Kuvendit dhe bashkëpunimi ndërparlamentar, si dhe te nevoja për dialog konstruktiv mes forcave politike dhe grupeve parlamentare për avancimin e reformave, rritjen e transparencës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit Shqipëri-SHBA si një marrëdhënie strategjike e rëndësishme për sigurinë, mbrojtjen e paqes, integrimin euroatlantik dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.