☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,760 ▼0.06%
DOW 51,768 ▼0.54%
NASDAQ 27,189 ▲0.25%
NAFTA 91.75 ▼0.67%
ARI 4,366 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,291 ▲ +0.65% ETH $2,740 ▼ -0.28% XRP $1.5698 ▲ +4.93% SOL $117.1700 ▼ -0.46%
S&P 500 7,760 ▼0.06 % DOW 51,768 ▼0.54 % NASDAQ 27,189 ▲0.25 % NAFTA 91.75 ▼0.67 % ARI 4,366 ▼0.4 % S&P 500 7,760 ▼0.06 % DOW 51,768 ▼0.54 % NASDAQ 27,189 ▲0.25 % NAFTA 91.75 ▼0.67 % ARI 4,366 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Peleshi shpjegon pse mungoi neni i sanksioneve ndaj Rusisë në deklaratën e samitit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, komentoi deklaratën e përbashkët mbi Samitin e Sigurisë “Ukrainë-Evropë Juglindore”.

Ai tha se përkundër që në deklaratë nuk janë shënuar sanksionet për Rusinë, në thelb, deklarata e Samitit është e fortë dhe dënon njëzëri agresionin e Rusisë në Ukrainë.

“Sa herë që ka deklaratë ku përfshihen disa shtete ka negocime dhe gjithmonë drafti final është produkt kompromisi, sepse ndodhemi mes dy alternativave, njëra është të mos ketë një deklaratë dhe alternativë tjetër është të gjendet përbashkues. Unë mendoj se teksti i sotëm, që ka përbashkuar, është një tekst i fortë, shumë i mirë për të përcjellë me mesazhe qëllimi për të cilin dhe Samiti u mblodh. Kjo është pranuar se këtu kemi të bëjmë me një agresion dhe krime lufte, është përmbledhur dhe paligjshmërinë e zgjedhjeve që Rusia tenton t’i mbajë në territorin e Ukrainës. Është e vërtetë që në tekst që mungon pjesa e sanksioneve. Deklarata është e fortë, se pavarësisht nuancave dhe konflikteve të tjera, historisë, kur vjen puna të kërcënimi i sigurisë nuk ka nevojë askush të rikthejë luftën konvencionale që na kanë përplasur ndër vite. Fokusi i Samitit është mbajtur te Ukraina, nuk ka patur debate aty. Nuk ka patur një debat të dukshëm në Samit, nuk ka patur deklarata konfliktuale apo ping pong ndërmjet liderëve”, tha Peleshi gjatë një interviste për Abc News.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.