⛅
Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.93 ▼1.06%
ARI 4,132 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,767 ▲ +0.4% ETH $2,123 ▼ -0.27% XRP $1.0980 ▲ +0.44% SOL $86.1200 ▼ -0.46%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.93 ▼1.06 % ARI 4,132 ▲0.43 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.93 ▼1.06 % ARI 4,132 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

Shkrimtari britanik M. John Harrison fiton çmimin Booker 2026 në moshën 81-vjeçare

LINDER, 10 nëntor, ATSH/ Shkrimtari britanik M. John Harrison është fituesi i çmimit prestigjioz Booker 2026 për romanin e tij “The End of Everything”, duke u bërë autori më i moshuar që e fiton këtë çmim në historinë e tij, në moshën 81-vjeçare.

Harrison u shpall fitues gjatë ceremonisë së zhvilluar në Londër, më 9 nëntor, ku u vlerësua me çmimin prej 50 mijë paundësh. Romani u përzgjodh unanimisht nga juria mes gjashtë veprave të përfshira në listën e ngushtë të këtij edicioni.

“The End of Everything” është një roman distopik me elemente satire, i vendosur në një të ardhme të afërt, pas një katastrofe misterioze që ka tronditur shoqërinë. Historia ndjek një burrë që jeton në bregdetin e Kentit, në Angli, së bashku me tezen e tij të moshuar, në një botë ku rendi shoqëror është përmbysur dhe shfaqen qenie misterioze që ndryshojnë formë.

Kryetarja e jurisë, historiania dhe shkrimtarja Mary Beard, e cilësoi veprën si një pasqyrim të politikës së kohës përmes perspektivës së së ardhmes, duke vlerësuar ndërthurjen e humorit të errët, satirës politike dhe një fijeje optimizmi.

Me një karrierë letrare që shtrihet në gjashtë dekada, Harrison ka botuar 13 romane. Fitorja e tij shënon gjithashtu çmimin e parë Booker për shtëpinë botuese të pavarur Serpent’s Tail.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.