Peleshi takim me ambasadorin amerikan, Eric Wendt: Kuvendi, rol në thellimin e partneritetit me SHBA
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka pritur në një takim në Kuvend ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Peleshi i ka uruar ambasadorit Wendt mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në misionin e tij diplomatik në vendin tonë.
Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se dy vendet kanë një partneritet strategjik dhe një miqësi të ngushtë, të ndërtuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta. Sipas Peleshit, Kuvendi i Shqipërisë ka një rol të rëndësishëm në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
“Në Kuvend, me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, për mirëseardhjen në misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet strategjik dhe një miqësi të ngushtë, ndërtuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta. Kuvendi i Shqipërisë, rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.