☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.16 ▼3.99%
ARI 4,217 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,418 ▲ +3.59% ETH $2,751 ▲ +2.71% XRP $1.5423 ▲ +4.47% SOL $121.8500 ▲ +4.08%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.16 ▼3.99 % ARI 4,217 ▲0.34 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.16 ▼3.99 % ARI 4,217 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

– Kryeministri Edi Rama bëri një batutë miqësore ndaj demokratëve amerikanë në lidhje me protestat e vazhdueshme të njohura si “revolucioni i flamingove”, të cilat kundërshtojnë një projekt për një resort luksoz të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump.

Ajo që nisi si protestë kundër këtij projekti ka evoluar në protesta më të gjera kundër qeverisë dhe tashmë po hyn në ditën e saj të 124-të radhazi, duke tërhequr vëmendje të gjerë nga mediet ndërkombëtare.

Rama e lidhi këtë vëmendje me “hijen e gjatë të Donald Trumpit” gjatë një interviste për gazetën “Die Welt”, e cila, ashtu si ”Politico”, është pjesë e rrjetit “Global Reporters Network” të kompanisë së Axel Springer.

“U kam thënë miqve të mi demokratë në Amerikë që, nëse nuk arrini ta mundni Trumpin në Amerikë, mos vini në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë”, shtoi ai.

Kushner është i lidhur me një projekt shumëmiliardësh për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e pabanuar të Sazanit, në jug të Shqipërisë, si dhe në një zonë bregdetare ngjitur me të, e cila ndodhet pranë një zone të mbrojtur ku jetojnë flamingo, pelikanë dhe lloje të ndryshme të faunës së zonave ligatinore.

Planet shkaktuan protesta kombëtare dhe ndërkombëtare në fund të muajit maj, me tubime që mbahen çdo natë para zyrës së Ramës në Tiranë.

Protestat tërhoqën vëmendje të gjerë, duke përfshirë një rezolutë në Parlamentin Evropian, si dhe përfshirjen e markës ndërkombëtare të veshjeve “Patagonia” dhe këngëtares nga Kosova, Dua Lipa.

Rama deklaroi se planet përfshijnë dy projekte: njëri në ishullin e Sazanit (pronë publike dhe ish-bazë ushtarake sovjetike), ku do të zhvillohet vetëm 8% e sipërfaqes, dhe tjetri në një gadishull në pronësi private.

Protestuesit e kundërshtojnë projektin për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe mungesës së konsultimit publik.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), institucion i mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja, po heton nëse një biznesmen shqiptar ka falsifikuar dokumentet e pronësisë lidhur me tokën private.

Ish-pronari i ka mohuar akuzat për shkelje ligjore. Një zëdhënës i investitorëve të projektit, përfshirë Kushnerin, nuk iu përgjigj kërkesës për koment deri në momentin e publikimit të lajmit.

Duke kundërshtuar sloganet e protestës si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Shqipëria për shqiptarët”, Rama tha se “nëse do të sillnit kapital të huaj në Gjermani, a do të thoshit se Gjermania po shitej?”.

“Unë përfaqësoj interesat e vendit tim dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se negociatat për projektin ishin ende në vazhdim dhe se do të vlerësonin ndikimin e tij mjedisor.

Në një konferencë për shtyp në Tiranë, të mërkurën, me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Rama siguroi se qeveria e tij do të “hedhë dritë mbi procesin duke garantuar transparencë të plotë lidhur me të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me këtë projekt të diskutuar gjerësisht”.

Ndërsa Rama takonte kreun e Komisionit të BE-së, disa qindra njerëz protestuan jashtë zyrës së tij me pankarta ku shkruhej “Jo BE me Ramën”./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.