☁️
Tiranë 26°C · Vranët 24 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
₿ CRYPTO
BTC $76,610 ▲ +1.45% ETH $2,104 ▲ +2.11% XRP $1.3505 ▲ +1.01% SOL $85.6400 ▲ +1.86%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
24 May 2026
Breaking
Europa

Pengmarrje në Kiev-Zelensky: 5 persona janë vrarë brenda një supermarketi, 10 të shtruar në spital. Autoritet: S’ka lidhje me luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se të paktën pesë persona janë konfirmuar të vdekur pas një incidenti me armë në një zonë të Kievit.

Ngjarja ndodhi kur një armatosur hapi zjarr dhe mori peng disa persona brenda një supermarketi.

Në një postim në X (ish-Twitter), Zelensky shkroi: “Në këtë moment, janë konfirmuar pesë të vdekur. Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e tyre. Dhjetë persona janë aktualisht të shtruar në spital me lëndime dhe trauma.”

Ai shtoi se katër pengje janë shpëtuar dhe se sulmuesi është eliminuar nga forcat speciale. Të gjithë rrethanat po hetohen intensivisht.

Presim një hetim të shpejtë. Hetuesit e Policisë Kombëtare dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës po punojnë. Kam urdhëruar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Kreun e Policisë Kombëtare që t’i bëjnë publike të gjitha informacionet e verifikuara në këtë çështje,” tha Zelensky.

Incidenti ndodhi në lagjen Holosiivskyi të Kievit, pranë një supermarketi “Velmart”.

Sulmuesi fillimisht hapi zjarr në rrugë, pastaj u strehua në supermarket duke marrë peng vizitorë. Operacioni special për neutralizimin e tij përfundoi me sukses.

Sipas autoriteteve, ky është një incident tragjik dhe nuk ka lidhje me luftën me Rusinë, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe detajet e plota.

/rtsh.al/

The post Pengmarrje në Kiev-Zelensky: 5 persona janë vrarë brenda një supermarketi, 10 të shtruar në spital. Autoritet: S’ka lidhje me luftën appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.