Për të nëntën natë, qytetarët protestojnë kundër aktgjykimit të Speciales
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish të enjten mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta po zhvillohet për të nëntën natë me radhë, ndërsa qytetarët janë mbledhur në qendër të kryeqytetit për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të shkallës së parë.
Protestuesit po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët më 16 shtator u shpallën fajtorë për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.
Në shesh janë vendosur pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa slogani “Jo në emrin tim” vazhdon të jetë motoja kryesore e protestës.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.