Kronika

Per tre vite ne BE kanë hyrë mbi 118 mijë emigrantë ilegal nga Shqipëria

Statistikat zyrtare konstatojnë se qytetarët shqiptarë vazhdojnë të emigrojnë me shkallë të lartë drejt vendeve të BE-së.

“Sipas Eurostat, gjatë tre viteve të fundit, përkatësisht gjatë periudhës 2014-2016, në ndonjë nga vendet e BE-së kanë hyrë mbi 118 mijë emigrantë ilegal nga Shqipëria. Numri më i madh i tyre apo 101 mijë janë deportuar, proces i cili vazhdon edhe në vitin 2017.

Instituti evropian për statistika, Eurostat, në raport thekson se vetëm vitin e kaluar janë deportuar 42.600 qytetarë shqiptarë dhe se ata e kryesojnë listën e qytetarëve të deportuar nga vendet e BE-së me dallim të madh nga shtetet e tjera.

“Gjatë vitit 2016, vendet e BE-së deportuan gjithsejt 226 mijë emigrantë ilegal, që është numri më i madh pas atij në vitin 2008, prej kur Eurostat filloi ta kumtojë statistikën për hyrje dhe dalje të emigrantëve, me ç’rast çdo i pesti ka qenë shtetas shqiptar”, lajmërojnë mediumet shqiptare.

Pas qytetarëve shqiptarë, në vend të dytë janë emigrantët nga Ukraina me 22.600 deportime, përderisa nga vendet ballkanike në vend të katërt është Kosova me mbi 13 mijë të deportuar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button