☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.95 ▼1.33%
ARI 4,140 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,434 ▲ +3.87% ETH $2,423 ▲ +6.31% XRP $1.3094 ▲ +3.11% SOL $95.9700 ▲ +4.01%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
La Liga

Perez: Nuk do të ketë largime të yjeve. Mbappe, Vinicius dhe Bellingham do të qëndrojnë

Florentino Perez ka forcuar fushatën e tij për rizgjedhjen në postin e presidentit të Real Madridit, duke hedhur poshtë zërat për largime të rëndësishme dhe paraqitur planet për të ardhmen e klubit. Drejtuesi madrilen, kandidat për një mandat të ri, ka kërkuar të qetësojë ambientin pas një sezoni të mbyllur pa trofe.

Në qendër të deklaratave të tij ishte dëshira për të mbajtur në skuadër figurat kryesore, pavarësisht spekulimeve të javëve të fundit. Perez përjashtoi çdo mundësi largimi për treshen Mbappe, Vinicius Junior dhe Bellingham, të cilët i konsideron shtylla të projektit teknik të klubit:

“Bëhet fjalë për lojtarë të jashtëzakonshëm, që çdo klub i madh në botë do të dëshironte t’i kishte. Ne kemi fatin t’i kemi mes yjeve tanë dhe ata do të qëndrojnë këtu”.

Për Vinicius shtoi se “dëshiron të qëndrojë te Real Madridi”, ndërsa për Mbappe tha se është “një nga lojtarët më të mirë në botë, e pret e ardhme e suksesshme me fanellën e bardhë”.

Perez premtoi gjithashtu përforcime të tjera në merkato, duke theksuar se Real Madridi do të vazhdojë të tërheqë talentet më të mirë të futbollit botëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.