Rajoni

Përfundoi takimi Bashkim Evropian-Turqi në qytetin Varna

Në qytetin detar bullgar Varna u zhvillua takimi i nivelit të lartë Bashkim Evropian-Turqi. Kryeministri Bojko Borisov, i cili ishte mikpritës i takimit, deklaroi se bisedat kanë qenë konstruktive.

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk shënoi se mbi temën për refugjatët Turqia dhe Bashkimi Evropian mbeten partnerë shumë të afërt, por Bashkimi vazhdon të shqetësohet nga disa veprime të Turqisë në Detin Egje dhe nga ndalimi i qytetarëve të Bashkimit Evropian. BE-ja ka shqetësime dhe rreth veprimeve të Turqisë në Siri, theksoi akoma Tusk.

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan  shprehu shpresën se periudha e marrëdhënieve të këqija me Bashkimin Evropian ka mbetur në të kaluarën. Duke rikujtuar  se Bashkimi Evropian ka premtuar të ndihmojë përpjekjet e Turqisë për refugjatët me 3 miliardë euro, Erdogani vuri në dukje se, deri në këtë moment vendi i tij ka marrë 1,8 miliardë prej tyre  dhe dhënia e të tjerave do të lehtësojë punën rreth pranimit të refugjatëve sirianë.

Kryetari i Këshillit Evropian Jean-Claude Juncker pohoi se marrëveshja midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë për migrantët është shumë e suksesshme falë Turqisë, e cila ka strehuar në territorin e vet milionë refugjatë nga Siria dhe bindi se nuk duhet  të ketë dyshime rreth sigurimit të ndihmës së premtuar nga Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian ndaj bashkë me Turqinë interesa gjeostrategjike të lidhura me sigurinë dhe në furnizimin energjetik, deklaroi akoma Juncker.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button