☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.24 ▲1.24%
ARI 4,438 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,184 ▼ -1.55% ETH $2,476 ▼ -1.3% XRP $1.3832 ▼ -3.23% SOL $101.3500 ▼ -2.83%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.24 ▲1.24 % ARI 4,438 ▼0.52 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.24 ▲1.24 % ARI 4,438 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Bota

Pergamenat mesjetare zbulojnë historinë 3 700-vjeçare të një virusi vdekjeprurës tek kafshët

DUBLIN, 10 shtator /ATSH- ANSA/ – Disa tekste të lashta dhe dorëshkrime mesjetare janë shndërruar në “kapsula kohe” biologjike, duke u mundësuar shkencëtarëve të rindërtojnë historinë mijëravjeçare të një virusi vdekjeprurës për bagëtinë.

Bëhet fjalë për virusin e lisë së deleve, i cili është i padëmshëm për njerëzit, por prek delet dhe dhitë dhe rezulton se ka qarkulluar prej më shumë se 3 700 vitesh.

Duke nxjerrë ADN-në nga lëkurat e kafshëve të përdorura për prodhimin e pergamenave, një grup ndërkombëtar studiuesish, i udhëhequr nga University College Dublin, ka siguruar provat e para gjenetike se kjo sëmundje ishte e përhapur shumë kohë përpara epokës moderne.

Gjetjet, të publikuara në revistën “Science Advances”, mund të ndihmojnë në luftën kundër këtij patogjeni në të ardhmen dhe sugjerojnë se gjurmë gjenetike të sëmundjeve të tjera të së kaluarës mund të jenë ruajtur në arkivat dhe bibliotekat e mbarë botës.

Ndër veprat e analizuara nga studiuesit, të koordinuar nga Kevin Daly, janë “Vangjelët e York-ut”, që datojnë rreth 1 000 vjet më parë dhe konsiderohen ndër dorëshkrimet më të çmuara të ilustruara, si edhe tekste më të hershme, përfshirë “Corpus Glossary”, një nga fjalorët e parë të gjuhës angleze, dhe kodeksë të tjerë mesjetarë nga vende të ndryshme të Evropës.

Pergamena e përdorur për këto vepra prodhohej nga lëkurat e kafshëve, si delet, dhitë dhe gjedhët.

Për këtë arsye, në to janë ruajtur edhe informacione mbi gjendjen shëndetësore të kafshëve në momentin e ngordhjes së tyre, shekuj më parë.

Në disa raste, studiuesit zbuluan ADN të virusit të lisë së deleve në disa faqe të të njëjtit dorëshkrim, duke treguar se për prodhimin e tyre ishin përdorur kafshë të infektuara.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se, ndryshe nga virusi i lisë së njerëzve, gjenomi i virusit të lisë së deleve ka mbetur jashtëzakonisht i qëndrueshëm gjatë mijëvjeçarëve të fundit.

“Prodhimi i pergamenës konsiderohet një zanat në zhdukje, por tani po fillojmë të kuptojmë se sa shumë nga e kaluara është ruajtur prej tij”, u shpreh Daly.

“Ky projekt tregon se pergamenat nuk ruajnë vetëm historinë dhe kulturën tonë”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.