Kosova

Politika e Trump ndaj të huajve, fotografi i Obamas kujton refugjatët nga Kosova (Foto)

Pete Souza, fotografi i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, njeriu që ka dokumentuar thuajse çdo moment me ndikim gjatë presidencës së Obamas, vazhdon të postoj imazhe në llogarinë e tij në Instagram.

Së fundmi, përcjell Telegrafi, njeriu që ka rreth 738 mijë përcjellës në Instagram, ka postuar një fotografi, si “përgjigje” ndaj politikës së presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, ndaj refugjatëve.

Dhe si pikë referimi ndoshta për të “argumentuar” se politika e Trump është e gabuar ai ka postuar edhe një fotografi në të cilën tregon foto të refugjatëve, të bëra në Kosovë.

Veç kësaj, ai ka postuar edhe një fotografi, ku shihet ish-presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një takimi me kryeministrin e Zelandës së Re, John Key, dhe me atë të Australisë, Malcolm Turnbull, ku Obama shihet duke u buzëqeshur.

Edhe kjo siç duket ka ardhur si përgjigje ndaj një telefonate “konfrontuese” shumë të përfolur ndërmjet presidentit Trump dhe kryeministrit australian Turnbull.

Ai për të “dëshmuar” se presidenti Obama ka qenë “më i mirë” ka publikuar edhe fotografi të ish-presidentit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, si dhe një të Obamas me një refugjate të re në Kuala Lumpur, Malajzi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button