☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,907 ▲ +1.04% ETH $1,658 ▲ +0.69% XRP $0.9451 ▲ +0.58% SOL $72.0400 ▲ +2.13%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dhënë urdhër politik për të qëlluar me plumb gome deputetin demokrat të Shkodrës, Kliti Hoti, gjatë protestës së kësaj të diele në Tiranë.

Pas vizitës në spital të deputetit të plagosur, Berisha deklaroi për mediat se Hoti ishte qëlluar ndërsa po ndiqte një protestues, i cili, sipas tij, po dhunohej nga efektivët e policisë.

“Para kamerave, në sytë e gjithë shqiptarëve, me urdhër politik të Edi Ramës, u qëllua në tentativë për t’u vrarë deputeti i PD-së i qarkut të Shkodrës, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe, në funksionin e deputetit dhe të mjekut, ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht, pa asnjë motiv, nga narkobanditët e Edi Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës. Deputeti Kliti Hoti, siç e panë të gjithë shqiptarët, po vraponte pas një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë. E morën në shenjë në zemër, por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti, e kthen, bën një rrotullim të lehtë dhe arma shkrehet pranë shpatullës së djathtë të tij. Një goditje nga afër, me një plagë të thellë, me djegie përreth, sikur të ishte ndonjë plumb nga ata që kanë eksploziv kur shpërthejnë, me shtypje të fortë të një pjese të mushkërisë. Po i bëhen analizat, por ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij, në funksion të deputetit dhe mjekut, qëllohet, deputetit të forcës kundërshtare Edi Rama de facto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Me këtë rast, e siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar. Ky rast është një kushtrim i madh, një apel për çdo shqiptar që duhet të ngrihemi dhe të largojmë me të gjitha mjetet këtë regjim kriminal. Nga dje deri më sot janë mbi 70 të plagosur në protestë. 50 janë trajtuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe mbi 20 janë trajtuar te qendra mjekësore pranë Parkut Rinia, që nuk kanë vajtur në spital. Nga këta ka vetëm një narkobandit me hematoma në kokë. Të gjithë të tjerët janë qytetarë. Vetëm një polic është me hematoma, i goditur me gur ose diçka tjetër. Të tjerët janë verifikuar, nuk ka më asnjë tjetër efektiv të lënduar. Kanë sjellë shtatë këtu pa asnjë lloj problemi për të krijuar përshtypjen se ka dhe policë, ama vetëm njëri është me hematoma. Kjo dhunë që shkon 70 me 1 dëshmon fytyrën e vërtetë të regjimit të Ramës dhe Demos”, tha Berisha.

I pyetur për deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, për pezullimin e efektivit të dyshuar për plagosjen e deputetit Kliti Hoti, Berisha u shpreh se një deklaratë të ngjashme ministri e kishte bërë edhe një muaj më parë.

“Demo tha të njëjtën gjë para një muaji, se pesë policë u pezulluan, ndërsa ata janë në detyrë duke bërë kamxhikun e protestuesve”, deklaroi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.