☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,937 ▲ +1.15% ETH $1,660 ▲ +0.94% XRP $0.9460 ▲ +0.68% SOL $72.0500 ▲ +2.26%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Politika

Shqipëria në listën e vendeve ‘jomiqësore’ të Moskës, ambasadori rus mesazh për 29 Nëntorin: Dikur luftonim kundër të njëjtit armik!

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës janë në nivelet më të ulëta dhe Shqipëria figuron në listën e vendeve “jomiqësore” të Rusisë qw prej vitit 2022, ambasadori rus nw Tiranw A. A. Zaytsev ka zgjedhur 82-vjetorin e Çlirimit për të rikujtuar momentet kur dy vendet ishin në të njëjtën anë të historisë.

Përmes një mesazhi drejtuar veteranëve shqiptarë, diplomati rus evidenton kontributin e Bashkimit Sovjetik në Çlirimin e Shqipërisë, duke kërkuar që kujtesa e luftës së përbashkët kundër nazifashizmit të përcillet edhe te brezat e rinj të shqiptarëve dhe rusëve.

Por mesazhi i ambasadorit nuk mbetet vetëm në rrafshin historik. Zaytsev e lidh të kaluarën antifashiste me qëndrimet e sotme të Moskës në arenën ndërkombëtare, duke kritikuar vendet që, sipas tij, nuk shprehin shqetësim ndaj përpjekjeve për falsifikimin e historisë dhe ringjalljen e praktikave naziste.

Mesazhi i plotë i ambasadorit rus:

“Në fund të nëntorit të vitit 1944, populli shqiptar çliroi vendin e tij nga pushtuesit. 28 mijë bij dhe bija të Shqipërisë dhanë jetën në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Sukseset e Ushtrisë së Kuqe në frontin sovjeto-gjerman luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm në dëbimin e pushtuesve nga Shqipëria.

Me qëllim që të ndihmonte Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë (UNÇ) për të dëbuar sa më shpejt pushtuesit gjermanë nga territori i vendit, në gusht të vitit 1944 u dërgua në Shqipëri misioni i parë ushtarak sovjetik, i kryesuar nga majori K.P. Ivanov, i cili siguroi lidhjen e komandës shqiptare me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe.

Udhëheqja e partizanëve shqiptarë e vlerësonte lart kontributin e Ushtrisë së Kuqe në shpartallimin e fashizmit:

«Ne e konsiderojmë Ushtrinë e Kuqe si forcën kryesore që shpartalloi armikun e betuar të njerëzimit. Për ne, ajo është simbol i luftës antifashiste për liri dhe garancia më e madhe e të drejtave tona. Për këtë i jemi mirënjohës Bashkimit Sovjetik dhe populli ynë nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e madhe dhe luftën heroike të Ushtrisë së Kuqe, e cila na shpëtoi nga katastrofa».

(Nga deklarata e Mbledhjes së Dytë të Këshillit Nacionalçlirimtar Antifashist të Shqipërisë, tetor 1944).

Për ne është krejtësisht e qartë se BRSS-ja dhe Shqipëria, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin në të njëjtën anë të barrikadave – luftuan së bashku kundër fashizmit. Këtë nuk do ta harrojmë kurrë. Këtë duhet ta njohin mirë edhe brezat e rinj të rusëve dhe shqiptarëve.

Është për të ardhur keq që sot në botë po përhapen sërish praktikat naziste.

Që nga viti 2005, Rusia po i kundërvihet aktivisht këtij fenomeni, përfshirë edhe në forumet ndërkombëtare. Çdo vit, vendi ynë merr nismën për miratimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të rezolutës «Lufta kundër glorifikimit të nazizmit, neonazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në përshkallëzimin e formave bashkëkohore të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse». Në vitin 2026, 117 shtete votuan pro kësaj rezolute, duke rikonfirmuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për luftën kundër nazizmit dhe duke theksuar papranueshmërinë e përdhosjes së saj. Fatkeqësisht, jo të gjitha vendet janë të shqetësuara për rritjen e ndjeshme të përpjekjeve për falsifikimin e historisë, si dhe për ringjalljen e retorikës ksenofobe dhe raciste.

Të nderuar qytetarë të Shqipërisë, të dashur veteranë shqiptarë! Vendet tona e dinë nga përvoja e tyre se çfarë janë nazizmi dhe fashizmi. Detyra jonë ndaj botës dhe brezave të sotëm e të ardhshëm është të mos lejojmë kurrë të bjerë në harresë heroizmi i madh i gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, të cilët i dhanë fund «murtajës së zezë», ndaluan praktikat naziste të shfarosjes dhe persekutimit të popujve të tërë, shpëtuan miliona jetë dhe u dhuruan brezave të rinj paqe dhe shpresë.

Kujtimi i atyre që triumfuan mbi nazizmin dhe fashizmin në Luftën e Dytë Botërore do të jetojë përgjithmonë!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.