☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.73 ▼1.02%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,216 ▼ -1.52% ETH $2,322 ▼ -2% XRP $1.2926 ▼ -2.77% SOL $100.3100 ▼ -2.41%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Përplasja Berisha-Braçe, kryebashkiaku i Divjakës: Akuzat ndaj meje, të pavërteta

Ish-kryeministri Sali Berisha u përplas në seancën parlamentare të së enjtes me deputetin socialist, Erion Braçe, pas akuzave që hodhi për kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, se ka vjedhur 1 milion dollarë në tenderin e bërë për rrugën Mertish-3 Urat dhe si të lidhur me prostitucionin.
Sali Berisha, deputet i PD-së: “Alba Construction”, që më thonë është një kompani serioze, ka ofruar për të fituar tenderin 212 milionë lekë, tenderi i jepet kompanisë tjetër “Salillari”, se iu ka ofruar nga 1 milion atyre që janë aty me radhë, kryetarit bashkisë, deputetë, etj.
Erion Braçe, deputet i PS-së: Për turp të Zotit, po ta përsëris edhe njëherë tjetër. Çohesh këtu dhe thua “kam të dhëna të pakonfirmuara, të pavërtetuara, por ai është trafikant femrash”. Po mirë, çfarë je ti? A je prind ti? A ke fëmijë ti në shtëpi? Unë nuk e di se si ndjehen fëmijët tuaj kur më dëgjojnë mua që të përmend vrasjet në mes të bulevardit, atyre mbase ju vjen mirë.
Por, pas këtyre akuzave, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, që e cilësoi shpifje akuzën dhe u tregua i gatshëm për të bërë transparencën e të gjitha dokumenteve për këtë çështje.
“Oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Alba Construction” rezulton anomalisht e ulët në bazë të llogaritjeve të bëra nga komisioni i vlerësimit të ofertave”, deklaroi kreu i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.