Përplasje të ashpra në Kuvend, Klosi-Berishës: Kishe Gazideden në SHISH që ka vrarë njerëz, ne kemi tjetër standard
Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi iu përgjigj kryedemokratit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lidhur me akuzat ndaj qeverisë pas arrestimit të kreut të SHISH.
Sipas Klosit, standardi i PS është ai i treguar me reformën në drejtësi, duke mos marrë në mbrojtje asnjë person të hetuar.
“Në sa vite te karrierë politike ke drejtuar këtë forcë politike në opozitë 22 vjet, janë shumë por nuk ke hequr dorë nga akuzat për institucionet. Ne e kemi dëshmuar me fakte që ajo që kemi bërë me reformën në drejtësi do të jetë standardi ynë, nuk do marrim asnjë individ në mbrojtje
Gazidede i akuzuar për vrasje u bë komandant i forcave të armatosura për të vrarë më shumë njerëz. Sot vazhdon të jesh non grata, si i korruptuari më i madh i Ballkanit”, tha klosi ndërsa u rrethua nga deputetët e opozitës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.